AKTUALITET /

Humb jetën një turiste sllovake në Golem

Shkruar nga Versus

Humb jetën një turiste sllovake në Golem

Një turiste sllovake ka humbur jetën ndështa ishte duke u larë në det, Golem.

Siç bëhet e ditur turistja 61-vjeçare është mbytur në det, ndërsa ishte duke u larë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe shkakut.

Golem, Kavajë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

Poll