AKTUALITET /

Nën hetim pasuror, Monika Kryemadhi mbi 4 orë në SPAK

Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se po pyetet lidhur me hetimet për pasurinë e saj.

Shkruar nga B.V
Nën hetim pasuror, Monika Kryemadhi mbi 4 orë në SPAK
Monika Kryemadhi në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Kjo nuk është hera e parë që deputetja shkon në Prokurorinë e Posaçme.

Më herët ajo ka dorëzuar prova për atë që e quan “afera e inceneratorëve”, ndërsa dyshohet këtë herë është thirrur nga SPAK për t'u pyetur lidhur me burimet e pasurive të saj dhe të bashkëshortit Ilir Meta. Në prill, Fatime Kryemadhi, e ëma e deputetes u paraqit në SPAK ku u pyet mbi pasurinë e saj. Ajo deklaroi për mediat se hetimet që po bëhen ndaj Kryemadhit vijnë si pasojë e denoncimeve të saj për inceneratorët.

Vetë kryetari i Partisë së Lirisë, ka patur shpërthime kundrejt SPAK-ut sa i takon hetimeve që janë ndërmarrë ndaj tij për pasurinë dhe për përfshirjen në aferën CEZ-DIA. Versus.al

Poll