AKTUALITET /

'Ka të shtruar në spital'/ Rikthehet varianti Omicron, ISHP jep detaje se si duhet të mbrohemi

Aktualisht, në spitalin infektiv janë të shtruar 15 persona, të cilët kanë rezultuar të prekur me Covid-19

Shkruar nga M.H
'Ka të shtruar në spital'/ Rikthehet varianti Omicron, ISHP
Foto ilustruese

Varianti Omicron i Covid duket se është rikthyer sërish, pas rasteve të identifikuara zyrtarisht.

Aktualisht, në spitalin infektiv janë të shtruar 15 persona, të cilët kanë rezultuar të prekur me Covid-19.

Sipas epidemiologut të ISHP-së, Artan Simaku prania e variantit Omicron që po qarkullon aktualisht në Shqipëri, shfaq simptoma të lehta, por grupet e riskut nuk duhet t’i neglizhojnë.

Gjatë stinës së dimrit ku mbizotëron qarkullimi i gripit Covid qarkullon nën nivel disa herë më të ulët, ndërsa tani ka mbizotërim me Covid.

Ka të shtruar në spital dhe janë rreth 15 persona të shtruar të grupmoshës 65 vjeç e lart, janë grupmosha në risk dhe duhet të respektojnë masat; distancim fizik, të evitojnë grumbullimet, mbajtja e maskës dhe higjienë e mirë, të lajnë duart. Qarkullon varianti Omicron me nënvariantet e tij.

Është një variant i lehtë me sëmundshmëri të lehtë, vetëm me shqetësime fyti, me temperaturë më të ulët se gripi dhe shenjat e përgjithshme”, tha epidemiologu Simaku për A2Cnn./ Versus.al

 

Poll