
Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës arrest në burg për Ismail Zenelin, i ekstraduar së fundmi nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare.
Sipas SPAK, Ismail Zeneli është i dyshuar se ka koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, si dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qëllim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela, në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në Britaninë e Madhe në 2013.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i cili iu shërbente interesave kriminale deri edhe në dhënie të informacioneve mbi subjekte që ato kishin në shënjestër të eliminonin.
Zeneli thotë SPAK, koordinon me bashkëpunëtorët e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për në portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanjë.







