MAGAZINË /

Gruaja e dhunuar surprizon nga Italia fëmijët e Jetimores së Shkodrës për 1 Qershor (VIDEO)

Ndonjëherë të pasur nuk të bën paraja, që në rastin e Aurorës as rrjedh, veç i pikojnë nga puna në Itali, por shpirti i madh e zemra e bardhë e farkëtuar me dhimbje, vuajtje e forcë për të rilindur

Shkruar nga ar.ba.
Gruaja e dhunuar surprizon nga Italia fëmijët e Jetimores së
Torta e derguar ne Jetimoren e Shkodres

Një surprizë i ka zbukurar 1 qershorin vogëlushëve të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës. Një tortë e dhuruar me shumë dashuri nga Aurora Dibra, gruaja që siç vetë ka rrëfyer në disa intervista televizive ka qenë viktimë përdhunimi dhe e dhunës në familje, ka bërë që fëmijët të mbidhen rreth ëmbëlsirës së dërguar së bashku me urimin “Buzëqeshja juaj shton jetën. Gëzuar 1 qershorin!”

Vogëlushët kanë shijuar momentet e ëmbla paraditen e kësaj të shtune.

Aurora Dibra prej disa vitesh jeton në Itali, së bashku me 3 fëmijët nga martesa e parë në Shkodër.

Gruaja e dhunuar surprizon nga Italia fëmijët e Jetimores së
Aurora Dibra

Rrëfimi i saj për përdhunimin në moshën 10 vjeçare nga një murator dhe më pas dhuna sistematike nga ish-bashkëshorti, tronditën disa kohë më parë opinionin publik. Në këtë ditë feste, ajo ka dashur që të gëzojë fëmijët jetimë dhe të braktisur, të cilët po si fëmijët e saj nuk kanë lindur me yllin e fatit në ballë. Gruaja që ja doli të shkëpusë zinxhirin e dhunës, tha për “Versus” se e ka organizuar krejtësisht e vetme këtë surprizë dhe se kjo ishte shenja e saj modeste për t’i dhënë dashuri e kurajo vogëlushëve të Shtëpisë së Fëmijëve Shkodër. Ndonjëherë të pasur nuk të bën paraja, që në rastin e Aurorës as rrjedh, veç i pikojnë nga puna në Itali, por shpirti i madh e zemra e bardhë e farkëtuar me dhimbje, vuajtje e forcë për të rilindur …          

Poll