AKTUALITET /

Prokuroria kërkon ridënimin e ish-policit Jeton Lami, njeriu i fundit që takoi Vis Martinajn

Shkruar nga Versus

Prokuroria kërkon ridënimin e ish-policit Jeton Lami, njeriu i fundit

Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, ish-polici i përfshirë në botën e krimit.

I njohur si personi i fundit që shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i Operacionales gjithashtu ka kërkuar pafajësi duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë.

Ish-oficeri i operacionales ishte dënuar me dy vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës dhe Gjykata e Apelit, pasi u arrestua sepse kishte rolin e shoferit apo shoqëruesit të “Mbretit të lojërave të fatit”, Ervis Martinaj.

Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. AI preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

Poll