Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bypassin e Vlorës mesditën e sotme.
Një kamioni është përplasur me një fuoristradë duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Për shkak të përplasjes së fortë makina është përmbysur dhe ka bllokuar qarkullimin në dy krahët e rrugës.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.







