POLITIKË /

Braçe hyn te komisioni i Shëndetësisë, Vokshi i kërkon llogari, deputeti: Fytyrë e keqe

Braçe u ankua për tonet e larta në mbledhjen e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Shkruar nga Versus

Braçe hyn te komisioni i Shëndetësisë, Vokshi i

Debati dhe përplasjet në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi vijuan për më shumë se 1 orë, ndërsa e pazakontë ishte edhe hyrja e deputetit socialist Erion Braçe në sallë.

Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e kryetares së komisionit, Albana Vokshi e cila i kërkoi llogari deputetit për praninë e tij. Ky i fundit iu kthye ashpër, ndërsa tha se ishte i shqetësuar nga ngritja e zërit të saj.

Pjesë nga debati:

Braçe: Kështu bëji atij që ke në shtëpi, kur flet me mua mendo një çik

Vokshi: Hec mor Erion

Braçe: Hec er dreq aty, fytyrë e keqe

Vokshi: Ti për ca ke ardhur?

Braçe: E kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty.

Prej më shumë se një ore mbledhja me dëshmitarin e thirrur për koncesionin e Sterilizimit vijon të mos zhvillohet ndërsa përplasjet mes Vokshit dhe Ndrecës kanë qenë të vazhdueshme. Versus.al

Poll