POLITIKË /

Aleat i Berishës në koalicionin për “Shqipërinë Madhështore”, Kujtim Gjuzi: Do sjell 71 mijë vota

Shkruar nga Versus
Aleat i Berishës në koalicionin për “Shqipërinë
Kujtim Gjuzi, Sali Berisha

Kujtim Gjuzi, njëri prej aleatëve të Sali Berishës në koalicionin për “Shqipërinë Madhështore”, ka premtuar se do të sigurojë mbi 70 mijë vota.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, pavarësisht se moderator Ylli Rakipi i përmendi numrin e votave që kishin marrë në zgjedhjet e kaluara, Gjuzi u shpreh se u ishte bërë vjedhje e votave.

Pjesë nga biseda:

Gazetari Denis Dyrnjaja: Sa vota do i çosh doktorit?

71.555 vota që i ka prish Edi Rama me Lulzim Bashën, i ka doktori. Të duken pak?

Dyrnjaja: Vetëm nga konservatorët?

Ylli Rakipi: Po i gjithë koalicioni juaj në zgjedhjet e kaluara, keni marrë gjithsej 1376 vota.

Kujtim Gjuzi: Po lëre mo, hajdutëri thua ti? I njohëm zgjedhjet ne?

Gjuzi është përmendur shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e përdor emrin e tij në formë ironie për koalicionin me 25 parti të bashkuara nga Berisha. Versus.al

 

Poll