POLITIKË /

“Parkoni jashtë shtetit siç bllokoni këtu rrugën dhe shiheni”, Rama: Në Shqipëri, nuk vuan askush për bukë

Shkruar nga Versus

“Parkoni jashtë shtetit siç bllokoni këtu rrugën dhe

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale ka reaguar edhe lidhur me disa komente për gjobat e makinave dhe për pretendimet mbi varfërinë në vend.

Sa i takon gjobave, duke iu përgjigjur komentit të bërë nga një emigrant shqiptar Rama tha se janë të drejta dhe se nëse do të bënte të njëjtin bllokim të rrugës edhe jashtë shtetit, nuk do kishte mundësi të hipte më në makinë.

“Gjoba kot më kot, ska pikë sistemi”- shprehet komentuesi.

“Shko atje gjeje sistemin njëherë. Se është habi e madhe. Meqë nuk ka me parku, futesh dhe parkon në mes të rrugës. Shko provoje njëherë dhe shihe a hyn më në makinë apo jo”- iu përgjigj Rama.

Ndërsa lidhur me një prej komenteve ku flitet për varfërinë në vend, Rama tha se një pretendim i tillë nuk ekziston pasi shqiptarët nuk kanë vuajtur kurrë për bukë që nga koha e Skënderbeut.

Komentuesi; Ore përse nuk nxirrni ato familje që nuk kanë bukë në darkë po nxirrni këto që pastrojnë paratë e pista të vjedhura?

Rama: Nga e di ti këtë, cilat para të vjedhura? Para që të ka futur ty në atë kokën tënde plot me propagandë kënete? Si mund të akuzosh kështu në hava. Për cilët e ke fjalën që nuk kanë bukë në darkë? Historia e bukës për drekë e për darkë, ka shumë kohë që është mbyllur, që nga koha e Skënderbeut. Versus.al

Poll