Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe sot një bashkëbisedime me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me fusha të ndryshme të qeverisjes.
Mes pyetjeve më të shumta, ishte edhe ajo për ujin e pijshëm për të cilin shumë banorë ankohen se nuk e kanë 24 orë në dispozicion. Rama tha se brenda mandatit të katërt do të bëhet i mundur furnizimi me ujë të pijshëm gjatë 24 orëve.
“Sot që flasim 11 kantiere janë në punë për ujin e pijshëm. Plus edhe një bllok tjetër dhe brenda mandatit të katërt mbyllet edhe kjo punë. Mbyllet kjo punë që nuk u hap që të mund të mbyllej për 100 e ca vite. Se edhe në kohë të komunizmit nuk kishte ujë 24 orë përveçse në disa pika të caktuara. Në Vlorë kur shkoja te gjyshja, nuk kishte ujë 24 orë dhe ujin shkonim e mbushnim tek çezma e lagjes”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al
<div data-id="526" style="min-height: 40px;" class="referendumet">Poll</div><script src="/poll/poll0.js"></script>







