POLITIKË /

“Që kur i thanë bukurosh, sulmon çdokënd”/ Përplasje në Kuvend mes Lamallarit dhe Balliut, deputeti: Ti nuk di as nga lidhet gomari!

Përplasje të forta në Kuvend mes Klevis Balliut dhe Besfort Lamallarit për emërimin e Skënder Hitës si drejtor i Policisë së Shtetit. Balliu pretendoi se emërimi i Hitës ishte i ditur që tri ditë më parë, ndërsa Lamallari e mbrojtur si oficer karriere të vlerësuar ndërkombëtarisht.

Shkruar nga Versus
“Që kur i thanë bukurosh, sulmon çdokënd”/
Besfort Lamallari

Në Kuvend ka shpërthyer një debat i ashpër mes deputetit të PD-së, Klevis Balliu, dhe ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit.

Balliu pretendoi se emërimi i Hitës ishte i ditur që tri ditë më parë, duke e lidhur vendimin me zhvillime politike dhe me dosje të rëndësishme hetimore.

Nga ana tjetër, Lamallari reagoi duke e mbrojtur emërimin, duke theksuar se Hita është oficer karriere me eksperiencë disa vjeçare në strukturat e policisë dhe se është vlerësuar edhe në konkurs me mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Në fakt, Policia ose shtetit shqiptar i duhet dhënë mbështetje, besim dhe le ta provojë me punë dhe me përkushtim që i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit. Z. Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me të prej 9 vitesh tashmë, qëkur unë pata nderint’i bashkohem Ministrisë së Brendshme.

Ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, përkushtimin ndaj uniformës e organizatës dhe jam i lumtur që si një nga kandidatët më të vlerësuar të konkursit të mbikëqyrur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht ata të BE që kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës, ka spikatur roli dhe kontributi i tij. Besoj që Hita, paraardhësit dhe ata që do të vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, por për fat të keq, edhe Policia e Shtetit politizohet dhe çfarëdo që të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që vetëm hedh baltë mbi çdokënd, institucionalizon dhunën duke e bërë instrument politik”, u shpreh ai.

Debati u përshkallëzua edhe më tej, me akuza të ndërsjella mes palëve.

Balliu kundërshtoi ashpër ministrin, duke e akuzuar se nuk ka realisht rolin e një ministri të Brendshëm, ndërsa tha se policia po përdoret politikisht dhe se dhuna ndaj qytetarëve nuk po denoncohet siç duhet.

“I vetmi faj që ka çdo përfaqësues i Policisë së Shtetit, deputetit në fjalë qëkur iu thirr bukurosh i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti, anatemon çdokënd dhe e përdor për politikë bajate e ordinere. Drejtorit të ri duhet t’i urojmë mbarësi e suksese në misionin e shenjtë për garantimin e rendit dhe sigurisë, edhe gjatë protestave që ju bëni dhe molotovëve që hidhni duke mbajtur në njërën dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë e shkelni flamurin kombëtar . Turpi qoftë me ju!”, tha ministri.

"Nëse nuk e kuptove, thashë që atë që ti mësove sot, unë e dija para 3 ditësh. Ti s’je ministër i brendshëm, je mbajtës i një karrigeje, se s’di nga lidhet gomari. Sa i përket dhunës së policisë, Mziu është goditur nga përfaqësues të karteleve me uniformë, dhe ti duhej të ishte i pari që duhej të flisje,'' iu përgjigj Klevis Balliu. /Versus.al

Poll