
Lezhë- Një person i shpallur në kërkim kombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kultivim kanabisi, është arrestuar sot nga policia në Kurbin.
Në pranga ka rënë 42 vjeçari Bledar Baboçi, (Noka, Trokthi) i cili ishte dënuar si pjesë e një grupi kriminal që kultivoi drogë në 2016-ën.
Baboçit i ka mbetur edhe 1 vit e 4 muaj burg për të shlyer. Versus.al







