MAGAZINË /

Mbërrijnë në Gjermani kundërshtarët e Shqipërisë, kroatët stërviten përpara 5 mijë tifozëve

Shkruar nga Versus

Mbërrijnë në Gjermani kundërshtarët e

Kundërshtarët e Shqipërisë kanë mbërritur në Gjermani duke nisur përgatitjet për ndeshjet që do të fillojnë të shtunën për Grupin B të Euro 2024.

Italia vjen në këtë turne si kampione ne fuqi, por rruga nuk do të jetë e lehtë duke parë që përballë do të ketë edhe Spanjën e Kroacinë.

Tek italianët peshon edhe mungesa në Botërorin e 2022 dhe në këtë turne pritet shumë nga tifozët.

Kroacia zbriti në fushën e stërvitjes dhe seanca e parë u ndoq nga rreth 5 mijë spektatorë, sikur të ishte një ndeshje futbolli.

Më i kërkuari ishte Luka Modriç, lojtari me më përvojë te skuadra ballkanase. Nuk munguan tifozët edhe në përgatitjet e Spanjës, por në një numër më të ulët, pasi pranë fushës ndodhej vetëm një tribunë e vogël.

Ata u shpërblyen në foto dhe autografë nga yjet e përfaqësueses spanjolle.