MAGAZINË /

Kristian Shpendi eliminon skuadrën e Serie A nga Kupa e Italisë, supergol edhe nga Tuci në Çeki

Indrit Tuci, sulmuesi 23-vjeçar që luan me Sparta Prague, gjeti rrjetën në takimin e parë që u aktivizua në kampionat kundër Bohemians

Shkruar nga Versus

Kristian Shpendi eliminon skuadrën e Serie A nga Kupa e Italisë,

Nisja e këtij sezoni vijon të jetë pozitiv për futbollistët shqiptarë në Europë, teksa tashmë ishte radha e Indrit Tucit dhe Kristian Shpendit të shkëlqenin në fushën e blertë këtë fundjavë.

Sulmuesi 23-vjeçar që luan me Sparta Prague, gjeti rrjetën në takimin e parë që u aktivizua në kampionat kundër Bohemians. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Tuci mori një krosim në zonë dhe me një gjuajtje fluturimthi me të majtën barazoi rezultatin, teksa takimi u fitua më pas nga shokët e tij.

Festë kishte dhe për Kristian Shpendin, i cili në raundin e parë të Kupës së Italisë u përballë me Veronë. Gjithsesi kjo gjë nuk e trembi aspak talentin e Shpresave, i cili në minutën e 49’ shënoi dhe golin e dytë për Cesenën, i cili gjithashtu ishte dhe goli vendimtar për të kualifikuar skuadrën e tij.

Më tej në Kupën e Italisë kaloi dhe binjaku i tij, Stiven Shpendi, i cili u kualifikua më tej me Empolin në takimin kundër Catanzaros, edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë.

 

Poll