Real Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e radhës në La Liga.
“Glaktikët” barazuan me rezultatin 1:1 në udhëtim ndaj Las Palmas në kuadër të javës së tretë të kampionatit spanjoll. Madrilenët e panë veten në disavantazh që në minutën e pestë të ndeshjes.
Vetëm me një penallti të realizuar nga Vinicius Jr në minutën e 69-të, Reali arriti të barazonte.
Ndërkohë kjo ishte ndeshja e tretë në La Liga për Kylian Mbappe por francezi ende nuk ka arritur të shënojë apo të lërë shenjë në lojë. Madrilenët ndodhen në vendin e katërt me 5 pikë pas këtij barazimi. Versus.al







