MAGAZINË /

Champions League/ Atletiko Madrid dhe Lille bëjnë detyrën, 9 gola në dy ndeshje

Shkruar nga Versus

Champions League/ Atletiko Madrid dhe Lille bëjnë detyrën, 9 gola

Atletico Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Slovan Bratislavës në shtëpi, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Champions. Los Colchoneros fituan 3-1, në një sfidë ku dhuruan spektakël.

Alvarez dhe Griezzman realizuan në pjesën e parë për vendasit, ndërsa Strelec shkurtoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Griezmann kompletoi dopietën në të 57-tën minutë, i asistuar nga Koke. Atletico shkon në kuotën e 12 pikëve, në vendin e 9-të.

Ndërkohë në duelin tjetër, Lila e Edon Zhegrovës, ja doli të triumfonte mes vështirësive 3 me 2 ndaj Shtrum Grac në një përballje që rezultoi tepër e luftuar. Zhegrova nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi. 

Falë suksese të sotme, Lila u ngjit në kuotën e 13 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e gjashtë, ndërsa Atletiko Madrid ka 12 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë. 

Poll