AKTUALITET /

Vrasja e Nikulajt, kërkohet lirimi i portugezit! Avokati: S’ka prova, hetimi të zgjerohet edhe për “Metamorfozën”

Prokuroria e Lezhës i ka dërguar një kërkesë Marokut, ku edhe u kap Ruben Saraiva që të dërgojë edhe sendet e tij personale.

Shkruar nga B.V
Vrasja e Nikulajt, kërkohet lirimi i portugezit! Avokati: S’ka prova,
Autori i dyshuar, portugezi Ruben Saraiva, biznesmeni Ardian Nikulaj

Lezhë- Portugezi, Ruben Saraiva i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin në mars të 2022-it, ka dalë sot para gjykatës ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Avokati i Saraivës pretendon se nuk ka asnjë provë se klienti i tij ka kryer vrasjen dhe kërkoi që hetimi për ekzekutimin e Nikulajt që zgjerohet duke iu referuar edhe përgjimeve të zbardhura në kuadër të dosjes “Metamorfoza” ku emri i Nikulajt përmendet.

Prokuroria ndërkohë, ka kërkuar nga Maroku sjelljen e sendeve personale të Ruben Saraivës. Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, ndërkohë që ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. 5 persona akuzohen si të përfshirë në vrasjen e tij, Edmond Haxhia dhe 3 britanikë. Dyshohe se vrasësi është Ruben Saraiva, 28 vjeçari i cili sipas prokurorisë siç shihet edhe në pamjet filmike, hyri në lokal krejt lirshëm i veshur si motorist dhe pasi përshëndeti në hyrje të ambientit, ekzekutoi pa mëshirë biznesmenin shqiptar Nikulaj. Versus.al

Poll