Live Updates /

‘Aleksin dhe George Sorosin i kam miq’, Rama: Unë dhe PS jemi garanci e vetme për mbijetesën e SPAK

*Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot pyetjeve të bëra nga komentuesit në rrjete sociale *Kreu i qeverisë u shpreh se ekzistenca e SPAK varet vetëm socialistët, prandaj duhet të vazhdojnë të qeverisin vendin *Pas heqjes së fotove me Alex Sorosin, Rama u shpreh se Alex e George Soros do të vazhdojë të ketë miqësi ashtu si në të kaluarën *Bonusi për pensionistët sipas kreut të qeverisë do të shpërndahet në pranverë dhe jo në shkurt ashtu siç ishte paralajmëruar më parë

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot pyetjeve të bëra nga komentuesit në rrjete sociale *Kreu i qeverisë u shpreh se ekzistenca e SPAK varet vetëm socialistët, prandaj duhet të vazhdojnë të qeverisin vendin *Pas heqjes së fotove me Alex Sorosin, Rama u shpreh se Alex e George Soros do të vazhdojë të ketë miqësi ashtu si në të kaluarën *Bonusi për pensionistët sipas kreut të qeverisë do të shpërndahet në pranverë dhe jo në shkurt ashtu siç ishte paralajmëruar më parë

4 Postime
3 JAVE ME PARE

'Bufi i kënetës arrestoi Fatos Nanon', Rama flet për ish-liderin e PS-së: Gati e vranë në këtë godinë ku jam unë....

‘Aleksin dhe George Sorosin i kam miq’, Rama: Unë dhe PS jemi
Fatos Nano/Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh për reformën në sistemin e drejtësisë gjatë një bisede të drejtpërdrejtë me publikun në rubrikën “Sy m’Sy”. Ai theksoi se mungesa e reformave në drejtësi ka qenë një problem që ka ndikuar negativisht në zhvillimin e vendit.

Gjatë diskutimit, Rama përmendi edhe rastin e ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke theksuar se ai u arrestua nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, pikërisht për shkak të mungesës së një sistemi të drejtë të drejtësisë.

Rama vuri në dukje se Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 1997, duke pasur një qasje jo hakmarrëse ndaj politikave të kohës, pavarësisht nga sfidat dhe kërcënimet që u ballafaquan. Ai theksoi se kjo qasje paqësore ishte një zgjedhje e vështirë, por e nevojshme për të shmangur një konflikt më të madh. Sipas Ramës, kjo qëndrim i matur ndihmoi në ruajtjen e qetësisë, edhe pse u ndesh me rezistenca të forta.

Në përgjithësi, Rama theksoi rëndësinë e reformave në drejtësi si një hap thelbësor për të garantuar një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin.

Pyetje: Ju e keni frikë bufin prandaj nuk e arrestoni

Rama: Lavdi zotit në demokraci nuk arreston kryeministria, nuk arreston qeveria, nuk arreston partia, nuk arreston politika. Pavarësisht se në rastet e caktuara arrestimet që bën drejtësia mund të mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur në një fazë të re të historisë sonë. Deri dje kështu ndodhte sepse parardhësin tim, themeluesin e partisë socialiste Fatos Nanon e futi në burg ish-kryeministri, bufi i kënetës, e futi në burg vetë me prokurorët e vet dhe kështu ka ndodhur qëkur është krijuar shteti shqiptar dhe deri kur u bë reforma në drejtësi.

Kjo ka marrë fund dhe këto histori të keni frikë është mirë të mos ja thoni vetes se janë qesharakë. Këtu nuk është as çështje frike as çështje trimërie është çështje drejtësie.

Dhe këto punë i di drejtësia. Më e qartë, është rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne si shumicë, si udhëheqës i PS? Reformën në Drejtësi. Nëse nuk do të kishte qenë reforma në drejtësi, ne do të duhet të përsërisnim ato që kanë bërë ata më përpara, por ne nuk jemi ata. Është diferenca mes BE dhe bajraktarizmit ballkanik, provincial.

Në këto kushte me ndryshim thelbësor, një ndryshim thelbësor që është në ADN e PS. PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik, por nuk u hakmor. Përkundrazi kaloi një fazë të vështirë, gati e vranë në këtë godinë ku jam unë, sepse zgjidhi rrugën e pajtimit, jo të hakmarrjes.

Në këto kushte, çfarë mund të bëjë forcë politike tjetër, përveçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur. Dhe ta mbrojë me trupin e vetë, duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vetë, sepse korrupsioni dhe problematikat e korrupsionit nuk janë problematika që lidhen me një palë, por me një shoqëri të tërë, me të gjithë pjesët e sistemit.

Në këto kushte, vetëm një sakrificë e tillë politike, mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni./Versus.al

 

 

3 JAVE ME PARE

Bonusi i pranverës, Rama tregon se kur do të shpërndahet tek pensionistët

‘Aleksin dhe George Sorosin i kam miq’, Rama: Unë dhe PS jemi
Edi Rama në rubrikën Sy m'Sy

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij online Sy m'Sy ka treguar se kur do të shpërndahet i ashtëquajturu bonusi i pranverës për pensionistat. 

Kreu i qeverisë u shpreh se ky bonus do të shpërndahet në pranverë por pa dhënë një datë të fikse.

Rama: Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurti, bonusi do të jepet në Pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera? Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin,. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët./Versus.al

3 JAVE ME PARE

“Aleksin dhe George Sorosin i kam miq”, Rama i përgjigjet Lacivitas: Mos i besoni historitë me kukulla e mjeshtra

‘Aleksin dhe George Sorosin i kam miq’, Rama: Unë dhe PS jemi

Pas heqjes së fotove me Alex Soros, djalin e multimilarderit George Soros, kryeministri Edi Rama është pyetur nga komentuesit lidhur me marrëdhëniet që ka me ta që pas ardhjes së Christopher Lacivitas në krye të fushatës elektorale të PD.

Rama u shpreh se me Alex e George Soros do të vazhdojë të ketë miqësi ashtu si në të kaluarën dhe u bëri thirrje komentuesve që të linin debatet mes amerikanëve që t’i zgjidhin ata vetë.

“Unë Aleks Sorosin e kam pasur mik, të atin e kam mik dhe i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje fare, nuk më impresionojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin, kam miq të tjerë që nuk janë miq me ta. Mos u bëni qesharakë, lërini mes amerikanësh t’i zgjidhin me njëri-tjetrin. Mos gënjeni veten se jemi ne kërthiza e botës etj etj”- tha Rama.

Sa i takon fotos që Alex Soros publikoi dje me të dhe që solli reagimin e Lacivitas, kryesocialisti bëri thirrje që qytetarët të mos besojnë histori me “kukulla e mjeshtra”.

“Unë kam shumë miq që mes tyre janë kundërshtarë dhe nuk po filloj t’i numëroj, por merr e shih koleksionin e fotografive të mia dhe do shohësh që kjo që po të them është e vërtetë. Këto historitë me kukulla e mjeshtra kukullash, mos i hani, ose hajini po të doni po nuk iu çojnë asgjëkundi”- shtoi kryeministri.

Komentet Rama i bëri teksa u përgjigjej komentuesve në rrjetet sociale edhe lidhur me të ardhmen e SPAK dhe tërheqjen e Amerikës nga institucioni i posaçëm. Versus.al

3 JAVE ME PARE

"Amerika u tërhoq", Rama: Unë dhe PS jemi garancia e vetme për mbijetesën e SPAK

‘Aleksin dhe George Sorosin i kam miq’, Rama: Unë dhe PS jemi

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish sot pyetjeve të bëra nga komentuesit në rrjetet sociale lidhur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai tha se ky institucion nuk është në krah të tij apo PS, por ekzistenca e tij varet nga socialistët, duke iu referuar edhe deklaratave të bëra dje nga Berisha i cili u shpreh se nëse vjen në pushtet, prokuroria e posaçme do të shkrihet si organ.

Sipas Ramës, SHBA-të tashmë janë tërhequr dhe kjo tregon se garancia e vetme për mbijetesën e SPAK është që PS të vazhdojë të jetë në pushtet.

“SPAK-u nuk është i imi, por i Kushtetutës dhe i Reformës në Drejtësi. Po për Reformën në Drejtësi marr përsipër autorësinë bashkë me PS. Besoj se tani jeni shumë më të qartë se ç’ishit se tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë. Nëse SPAK-un do e kishte sjellë Amerika, tani që është tërhequr nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. Por jo, SPAK-u është këtu dhe ka vetëm një garanci. E vetmja gaanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK-u në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike dhe mediatike me në krye bufin plak, është PS dhe unë në krye të saj. Rrotullojeni nga të doni, Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS dhe e garantoj unë me PS, askush tjetër”- deklaroi kreu i qeverisë. 

Sipas Ramës tashmë organi ndodhet në një fazë tjetër kur ka fituar vetëbesim dhe tashmë PS mund të bëjë kritika lidhur me ato që i konsideron si metoda të panevojshme. Ai tha se nuk mund të pranojë që paraburgimi të bëhet normë e zakonshme për të arrestuar këdoqoftë pa patur më parë një gjyq, duke iu referuar arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll