Live Updates /

“Asnjë kryeministri s’është imun”, Braho flet për Aruban dhe “Albanian Files”: Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho i është përgjigjur sot deputetëve të Komisionit kuvendor për Nismat qytetare për dosje të nxehta që po heton SPAK, duke nisur nga më e fundit, padia për librin “The Albanian Files”, cështja e ish-kryeministres Belinda Balluku, hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, dosja e Arubas dhe krimet zgjedhore. Kreu i SPAK, theksoi se puna e institucionit vijon duke garantuar se asnjë provë nuk do të mbetet “në gjumë” dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho i është përgjigjur sot deputetëve të Komisionit kuvendor për Nismat qytetare për dosje të nxehta që po heton SPAK, duke nisur nga më e fundit, padia për librin “The Albanian Files”, cështja e ish-kryeministres Belinda Balluku, hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, dosja e Arubas dhe krimet zgjedhore. Kreu i SPAK, theksoi se puna e institucionit vijon duke garantuar se asnjë provë nuk do të mbetet “në gjumë” dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

5 Postime
1 ORE ME PARE

“Çorbë qensh dhe minjsh”, Kapri i përmend Brahos etiketimet e Ramës, kreu i SPAK: Më vjen mirë që s’na pëlqejnë

“Asnjë kryeministri s’është imun”, Braho flet
Edi Rama, Klodian Braho, Erald Kapri

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho gjatë raportimit të tij në komisionin për Nismat Qytetare u pyet nga deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri lidhur me deklaratat e Ramës ndaj prokurorëve të posaçëm duke i cilësuar ato si presion apo përpjekje për ndikim.

Në përgjigjie, Braho tha se deklaratat i cilëson pjesë të retorikës politike që nuk ndikojnë në punën e SPAK. Ndërsa shtoi se fakti që SPAK kritikohet nga të dyja kahet politike, tregon se institucioni po e ushtron detyrën pa bërë dallime politike dhe se është në rrugën e duhur.  

Erald Kapri: U dëgjova pak më parë në lidhje me deklaratat e kryeministrit, nëse mund të konsiderohen retorikë, kërcënim apo intimidim. Ne e kuptojmë presionin e madh politik, mediatik dhe të botës së nëndheshme që ka institucioni juaj. Por çështja është që pak kohë më parë ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, kërkoi mbrojtje shtesë dhe ju sapo deklaruat në Komision se deklaratat e Kryeministrit i shikoni edhe me një shqetësim, sepse bota e krimit mund të marrë guxim dhe të sulmojë prokurorët. Por çështja është, zoti Braho, se kryeministri ka thënë direkt ndaj jush që "keni dalë nga shinat", "çorbë qenjsh", "minjsh", madje edhe "republikë prokurorësh". Madje, madje edhe kryeministri pranon që është pjesë e dosjeve. Dhe nuk kemi parë një veprim ndaj kryeministrit dhe çfarë garanci jepni ju që kryeministri nuk do të ndikojë mbi ligjin. Sepse betejën me të tjerët e keni fituar, ndërsa te kryeministri ka një stepje.

Klodian Braho: Ajo që shpjegova më parë ishte për deklaratat politike dhe nuk identifikova as kryeministra, as ministra, as persona të tjerë të përfshirë në politikë dhe i qëndroj asaj që thashë, që deklaratat politike janë retorikë politike. Dhe më vjen mirë që SPAK është i papëlqyeshëm nga të dy kahet politike, se kjo tregon që institucioni është në rrugën e duhur. Ju falënderoj për këtë pjesë. Thirrja e një personi apo jo, kushdo qoftë, nuk janë vendime që merren në bazë të përshtatshmërive, por nga hetimet dhe është prokurori, për shkak të nevojave të hetimit, dhe është prokurori i çështjes që merr vendimin kë do pyesë dhe kë jo, dhe kur. Para SPAK janë të gjithë të barabartë, sfida është prova. Sado të jetë hetimi sekret, do vijë një moment që hetimi s'do të jetë sekret, do të shkojë në Gjykatë dhe do të jetë transparent, por askush nuk është imun ndaj hetimit, në rast se ka prova. Versus.al

3 ORE ME PARE

“SPAK po godet edhe pasuritë kriminale jashtë Shqipërisë”, Braho: Grupet kriminale kanë ndërruar qasje

“Asnjë kryeministri s’është imun”, Braho flet

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme po intensifikon hetimet financiare, duke ndjekur edhe pasuritë e krijuara nga aktiviteti kriminal jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho tha se është konstatuar një ndryshim në mënyrën se si grupet kriminale menaxhojnë të ardhurat e tyre.

Sipas tij, nëse më parë produktet e veprës penale silleshin në Shqipëri, tashmë është vënë re një prirje e re për t’i mbajtur dhe shpërndarë ato jashtë vendit, me synimin për t’iu shmangur konfiskimit.

“Për pasuritë jashtë vendit, trendi i shtetasve shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal jashtë vendit ka ndryshuar. Në të kaluarën produktet e veprës penale silleshin në Shqipëri, ndërsa së fundmi ato po shpërndahen dhe nuk po transferohen më në vend. Një rast konkret është një pasuri me vlerë 12.7 milionë euro. Ka edhe raste të tjera, por për momentin nuk mund të flas”, deklaroi Braho.

Kreu i SPAK theksoi se hetimet financiare mbeten një nga prioritetet e institucionit, me fokus identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se burojnë nga veprimtaria kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë./Versus.al

3 ORE ME PARE

Braho: SPAK ka regjistruar 46 procedime për krimet zgjedhore, askush nuk është mbi ligjin

 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare në Kuvend, ku është ndalur te hetimet për krimet zgjedhore dhe puna e institucionit që drejton.

Braho bëri të ditur se SPAK ka regjistruar 46 procedime penale në lidhje me zgjedhjet e fundit, ndërsa theksoi se është ngritur një grup i posaçëm pune për hetimin e shkeljeve të konstatuara gjatë procesit zgjedhor.

Në seancë, deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti pyetje lidhur me hetimet për krimet zgjedhore dhe pretendimet për standard të dyfishtë në veprimtarinë e SPAK.

Duke iu përgjigjur kritikave, Braho theksoi se institucioni që drejton nuk ndikohet nga deklaratat politike dhe se çdo vendimmarrje mbështetet vetëm mbi provat.

“Pa prova nuk mund të ngremë akuza. Nuk ka standard të dyfishtë nga SPAK. Ne nisemi nga provat dhe kushdo që është i përfshirë në një vepër penale do të mbajë përgjegjësi. Nëse në një dosje ka prova, ato nuk lihen në gjumë. Për SPAK, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, u shpreh kreu i SPAK.

3 ORE ME PARE

Padia në SPAK për “Albanian Files”, Braho përgjigjet nëse do të thirret kryeministri : Asnjë person nuk është imun!

“Asnjë kryeministri s’është imun”, Braho flet

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka reaguar në Kuvend lidhur me çështjen e “Albanian Files”, pas pyetjeve të deputetit demokrat Gjin Gjoni, i cili kërkoi të dinte nëse Prokuroria e Posaçme do të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

Gjoni deklaroi se, sipas tij, hetimet duhet të shkojnë deri te nivelet më të larta të drejtimit të qeverisë, duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësitë në këtë çështje.

Në përgjigje, Braho u shpreh se SPAK nuk mund të komentojë një kallëzim konkret, por theksoi se çdo person që disponon prova duhet t’i paraqesë ato pranë institucionit të drejtësisë.

“Është kallëzim konkret dhe nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe këtë e them me bindje”, deklaroi Braho.

Gjatë diskutimit, deputeti Gjin Gjoni përmendi edhe çështje të tjera të hetuara nga SPAK, duke përfshirë inceneratorët, ndërsa kërkoi që hetimet të mos ndalen vetëm në nivele të ulëta, por të përfshijnë edhe zyrtarë të lartë nëse ka indicie apo prova.

Kreu i SPAK theksoi se institucioni që drejton bazohet te provat dhe se përgjegjësia penale përcaktohet për çdo person, pavarësisht funksionit apo pozicionit që mban./Versus.al

4 ORE ME PARE

Kreu i SPAK pyetet për takimin e Arubas, Braho: Nuk lëmë prova “në gjumë”, të gjithë janë të barabartë para ligjit

“Asnjë kryeministri s’është imun”, Braho flet

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare në Kuvend, ku ka dhënë detaje mbi punën e Strukturës së Posaçme, hetimet për krimet zgjedhore dhe akuzat për standard të dyfishtë ne rastin e dosjes se Arubas.

Gjatë raportimit, deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti pyetje lidhur me hetimet e SPAK dhe pretendimet për ndikim politik apo standard të dyfishtë në çështjet e ndjekura nga institucioni.

Kaso i kërkoi kreut të SPAK, Klodian Braho që të tregojë se kush janë politikanët që kanë marrë pjesë në takimin e Arubës por Braho refuzoi të komentojë gjatë, duke thënë se është çështje në hetim.

"Kush janë politikanët shqiptarë që kanë qenë në takimin e Arubës, kanë pasur mandatin e kryeministrit, për të ndarë Shqipërinë në copa për pastrimin e parave? Ju shqetëson juve ky fakt që ka rrjedhur kjo dosje.

A mendoni se keni detyrimin për t’iu përgjigjur publikut, se kush kanë qenë këta politikanë në Aruba. I majtë ose i djathtë, me ose pa mandatin e kryeministrit në xhep. Kryeministri kur i është referuar kësaj çështje, ka thënë le ti nxjerrë ujin e zi SPAK falsifikimin e pronave në bregdet. Praktikisht ju ka thënë inversioni sa të doni, por vetëm falsifikimit të pronave në bregdet, as kush ka shkuar nga qeveria, as çfarë ka premtuat dhe ka marrë perisper qeveria.

As kush janë përfituesit fundorë. Ju pengon ky prononcim publik dhje kjo sjellje publike e politikës që ka në dorë agjencitë e tjera që duhet të bashkëpunojmë me ju", tha Kaso.

"Është çështje në hetim, por nuk mund të ndodhë në SPAK që të ketë një provë dhe ajo të lihet aty në gjumë dhe të mos reagohet", tha Braho.

Kreu i SPAK theksoi se për këtë strukturë të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe se hetimet zhvillohen pavarësisht emrit apo pozicionit të personave të përfshirë./Versus.al

Poll