Live Updates /

EKSKLUZIVE/ SPAK i shton akuzë të re Veliajt! Kryebashkiaku merret në pyetje për herë të parë që prej arrestimit

*Kryebashkiaku Erion Veliaj është marrë në pyetje për herë të parë që pas arrestimit të tij më 10 shkurt. Burime bëjnë me dije se Veliaj u transportua nga paraburgimi i Durrësit drejt SPAK, ku merret në pyetje nga ora 10:00 nën praninë e dy avokatëve të tij. *Versus.al mëson se gjatë marrjes në pyetje, Veliajt i është komunikuar edhe një akuzë e re për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara në burg” e cila sipas legjislacionit në fuqi dënohet nga 1 deri në 3 vite burg. Akuza lidhet edhe me episodin e ndodhur më 13 mars, kur u zbulua se para se të mbërrinte në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Veliaj i mori telefonin njërit prej oficerëve. *Tashmë ndaj kryebashkiakut rëndojnë në total 3 vepra penale, ‘korrupsion në 9 raste’, ‘pastrim parash’ dhe ‘futja e sendeve të ndaluara në qeli’.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
18 ORE ME PARE

EKSKLUZIVE/ SPAK i komunikon akuzë të re Erion Veliajt

EKSKLUZIVE/ SPAK i shton akuzë të re Veliajt! Kryebashkiaku merret

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shtuar një tjetër akuzë në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.

Versus.al mëson se përveç “pastrimit të parave” dhe “korrupsionit në 9 raste”, kryebashkiaku akuzohet edhe për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Sipas legjislacionit në fuqi, një vepër e tillë penale dënohet me burgim nga një deri në 3 vite. Dyshohet se Veliaj ka futur në qeli sende të ndaluara me ligj. Ndërsa se kjo akuzë ndaj Veliajt lidhet edhe me episodin e ndodhur së fundmi ku u zbulua se kryebashkiaku përdori telefonin e një oficeri më 13 mars para se të mbërrinte në Apelin e GJKKO ku do shqyrtohej kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Komunikimi i akuzës së re, i është bërë sot gjatë kohës që po merrej në pyetje nga prokurorët e SPAK, për herë të parë që pas arrestimit të tij. Deri më tani Veliaj akuzohet për 3 vepra penale, ndërsa gjatë seancës në Apelin e GJKKO prokurorët njoftuan se kishin gati edhe një tjetër dosje për Veliajn ku përfshiheshin përgjimet e siguruara nga komunikimet që Veliaj kishte pasur me persona të ndryshëm në paraburgimin e Durrësit, nga ku edhe dyshohet se ka dhënë direktiva për prishje provash dhe sulme ndaj prokurorit e gjyqtarit. Versus.al

19 ORE ME PARE

Veliaj merret në pyetje për herë të parë që pas arrestimit! Në SPAK që prej orës 10:00

EKSKLUZIVE/ SPAK i shton akuzë të re Veliajt! Kryebashkiaku merret

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë sot paraburgimin e Durrësit ku mbahet prej 12 shkurtit, për t’u marrë në pyetje nga SPAK si person nën hetim.

Mësohet se që prej orës 10:00, Veliaj po pyetet nga prokurorët e posaçëm Olsi Dado dhe Altin Dumani, në praninë e dy avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Kjo është hera e parë që Veliaj merret në pyetje që prej arrestimit të tij më 10 shkurt. Ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim parash dhe korrupsion në 9 raste të ndryshme. SPAK ka dyshime se kryebashkiaku në bashkëpunim me gruan e tij Ajola Xoxa, kishte ngritur një skenë përvetësimi fondesh publike duke përdorur edhe organizatat nën emrin e bashkëshortes së tij.

Dyshohet se Veliaj ndikonte në fitimin e tenderave nga biznesmenë të ndryshëm të cilët më pas bënin donacione në organizatën jofitimprurëse të Ajola Xoxës “Harabeli”. Ndaj Xoxës gjykata zbuti masën e arrestit duke e lënë në detyrim paraqitje për shkak të djalit të mitur për të cilin duhet të përkujdeset duke e çuar dhe marrë nga shkolla.

Masë detyrim paraqitje është caktuar edhe për biznesmenët Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu. Ndërsa për biznesmenin Elman Abule, Apeli i GJKKO zbuti masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie. Dje Abule u pyet në SPAK për disa orë lidhur me hetimet ndaj Veliajt. Versus.al

Poll