Live Updates /

Rezoluta antikorrupsion në Kuvend, Rama: Do të miratohet, Spak ilaç i hidhur që ose e pi ose vdes. Rithemelimi godet tavolinat: Nuk e votojmë

Në seancën e sotme parlamantare po diskutohet projekt-rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste për korrupsionin. ⤷ Rama rikthehet në foltoren e Kuvendit për rezolutën antikorrupsion, opozita përplas duart në tavolinë ⤷ “SPAK ilaç i hidhur, o e pi o vdes!”, Rama thumbon Rithemelimin: Po treteni te rrugica e shpresës ⤷ Bardhi: Nuk marrim pjesë në votim, ne korrupsionin e luftojmë çdo ditë ⤷ “Je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit?”, Spiropali përplaset me Bardhin, demokrati: Ti do doje të ishe vajza e babait të Surrelit*Projekt-rezoluta antikorrupsion e socialistëve, Basha: Komplot i qeverisë kundër SPAK, nuk e votojmë

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Në seancën e sotme parlamantare po diskutohet projekt-rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste për korrupsionin. ⤷ Rama rikthehet në foltoren e Kuvendit për rezolutën antikorrupsion, opozita përplas duart në tavolinë ⤷ “SPAK ilaç i hidhur, o e pi o vdes!”, Rama thumbon Rithemelimin: Po treteni te rrugica e shpresës ⤷ Bardhi: Nuk marrim pjesë në votim, ne korrupsionin e luftojmë çdo ditë ⤷ “Je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit?”, Spiropali përplaset me Bardhin, demokrati: Ti do doje të ishe vajza e babait të Surrelit*Projekt-rezoluta antikorrupsion e socialistëve, Basha: Komplot i qeverisë kundër SPAK, nuk e votojmë

5 Postime
9 MUAJ ME PARE

“Je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit?”, Spiropali përplaset me Bardhin, demokrati: Ti do doje të ishe vajza e babait të Surrelit

Rezoluta antikorrupsion në Kuvend, Rama: Do të miratohet, Spak
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

Tiranë- Gjatë seancës plenare ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin.

Spiropali duke vënë në dukje qëndrimet e ndryshme të Bardhit të mbajtura në periudha të caktuara sa i takon Sali Berishës, e pyeti deputetin nëse është personi që flet për hetimin e korrupsionit apo ai që merr porosi nga Sali Berisha për të folur në Kuvend.

“Je ai që lufton për luftën për drejtësi Gazi, me SPAK me fjalë gojë, apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rrugës së shpresës që nuk pushon duke hedhur vrer nda SPAK-UT?

Je ai që kërkoje hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh”- tha Spiropali.

Nga ana tjetër, nuk vonoi përgjigjia e Bardhit i cili mori fjalën për replikë dhe duke i kthyer reston Spiropalit duke i përmendur edhe emra të krimit të organizuar.

“Ne nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë me fjalë. Meqë më pyete se kush jam, unë jam Gazment Bardhi, e kuptoj se do doje të ishe vajza e babait të Surrelit por po pyes mos je gjë motra e Olsit? Je gjë motra e Arben Nokës apo motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës? Gjeje përgjigjien se cila je sepse unë e di përgjigjien”- u shpreh Bardhi.

Sipas Spiropalit se rezoluta i hap rrugë procesit të mëtejshëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Pavarësisht sesi do votoni, besoj se përtej kartonit e dini se rezoluta për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, e propozuar për t’u votuar nuk është ndryshim kursi i vendit. Është një vijim i natyrshëm i reformimit duke bërë një premtim për të çuar në nivel tjetër mirëqeverisjen dhe për ta bërë të pakthyeshëm fatin europian të Shqipërisë dhe për ta ngritur flamurin tonë në oborrin e BE, brenda vitit 2030”- shtoi ministrja./ Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Bardhi: Nuk marrim pjesë në votim, ne korrupsionin e luftojmë çdo ditë

Rezoluta antikorrupsion në Kuvend, Rama: Do të miratohet, Spak

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi duke folur në parlament, është shprehur se opozita nuk do ta votojë rezolutën antikorrupsion të propozuar nga mazhoranca socialiste.

Sipas tij, korrupsioni nuk luftohet me komisione e rezoluta, por çdo ditë. 

"E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj në këtë qeveri dhe nga ky kryeministër ditën e sotme, edhe pse iu deshën më shumë se 4000 ditë ta kuptonte, është pranimi prej tij se na u dashka më në fund një përpjekje e veçantë, ndryshe dhe e vendosur kundër korrupsionit të kësaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit të përhapur që është rrënjosur si asnjë herë më parë nën administratën e kryeministrit Edi Rama, duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar, sepse kjo është një çështje e një rëndësie kritike për të ardhmen e Shqipërisë:

Por një nismë e tillë do të ishte e besueshme, diçka pozitive për vendin, do të ishte serioze, vetëm nëse ata që e propozojnë, janë vetë seriozë dhe të gatshëm për ta luftuar korrupsionin.

Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur dhe mbështet fuqimisht luftën ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen dhe shtetin ligjor. Jemi ne që kemi bërë 11 vite betejë për këtë, me qeverinë më të korruptuar të këtyre 34 viteve, më e korruptuara në Rajon e Europë. Jemi ne që kemi denoncuar me fakte aferën korruptive të inceneratorëve, kontratat korruptive në sektorin e shëndetësisë, korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, korrupsionin në Policinë e Shtetit që solli kanabizimin e vendit. 

Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se cfarë duhet të bëjmë. Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan", u shpreh Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

“SPAK ilaç i hidhur, o e pi o vdes!”, Rama thumbon Rithemelimin: Po treteni te rrugica e shpresës

Rezoluta antikorrupsion në Kuvend, Rama: Do të miratohet, Spak
Edi Rama

Tiranë- Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në Kuvend ku teksa foli për rezolutën antikorrupsion të prezantuar nga socialistët, thumboi edhe Sali Berishën dhe Rithemelimin.

Rama hodhi poshtë pretendimet e PD që u shpreh se nisma për projekt-rezolutën u ndërmor me qëllim marrjen nën kontroll të SPAK-ut.

“Kjo nismë që merr jetë nuk ka të bëjë me komentet e bëra. Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK-ut apo është propaganduar se qenkemi rekrutuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jo ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh”- tha Rama.

Mes të tjerash, ai theksoi mbështetjen ndaj SPAK ndërsa thumboi edhe deputetët e Rithemelimit të cilët mblidhen poshtë ballkonit ku mbahet në arrest shtëpie Sali Berisha.

“Reforma në Drejtësi bashkë me SPAK-un që ka patur dhe do ketë mbështetjen pa kushte timen. SPAK-u është ilaçi i hidhur që o e pi o vdes. Kush e pi njëherë po e njëherë jo, jo që nuk ka shans të vevtëpastrohet por vetëm zgjas agoninë e vetë dhe tretet siç treteni ju tek rrugica e shpresës”- shtoi kryeministri.

Sipas tij, me këtë nismë qeveria tregon se nuk është lodhur nga pushteti ndërsa u bëri thirrje deputetëve të opozitës që ta votojnë projekt-rezolutën dhe më pas të mos bojkotojnë komisionin e posaçëm që do të ngrihet menjëherë pas miratimit.

“Nisma që merr jetë me këtë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte dhe reflekton nivelin e rritur të sfidës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Koleget do japin plot detaje mbi këtë plan të ri reformimi prandaj do e mbyll me dy nënvizime kyçe. I pari është për shqiptarët, jemi të vetëdijshëm se korrupsioni në Shqipëri është i trashëguar që nga otomanizmi deri në shtetin gjysmak të tranzicionit. Korrupsioni është fenomen shqetësues, ja pse ne vijmë sot në këtë parlament me këtë nismë e cila tregon qartë se kjo forcë politike në këtë qeveri jo vetëm nuk ka lodhje me pushtetin por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit që e bën të jetë edhe opozita e vetme serioze e vetvetes.  Këtë të dytën e kam për të gjithë deputetët jashtë perimetrit në këtë sallë. Kjo nismë e re si Reforma në Drejtësi nuk do ndalet, prandaj thirrja ime është votojeni dhe mos e bojkotini komisionin e posaçëm parlamentar që do ngrihet menjëherë pas miratimit të saj”- përfundoi kreu i qeverisë. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/Rama rikthehet në foltoren e Kuvendit për rezolutën antikorrupsion, opozita përplas duart në tavolinë

Rezoluta antikorrupsion në Kuvend, Rama: Do të miratohet, Spak

Edi Rama është pritur me përplasje duarsh e kartonësh në tavolinë nga Rithemelimi gjatë fjalës së tij në Kuvend mbi rezolutën antikorrupsion.

Ai është shoqëruar gjatë gjithë fjalës së tij nga Foltorja me trokitje të tavolinave nga deputetët e kwsaj force politike.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vitesh dhe se  Reforma në Drejtësi bashkë me SPAK-un ka patur dhe do ketë mbështetjen pa kushte të tij.

“Reforma në Drejtësi bashkë me SPAK-un që ka patur dhe do ketë mbështetjen pa kushte timen. SPAK-u është ilaçi i hidhur që o e pi o vdes. Kush e pi njëherë po e njëherë jo, jo që nuk ka shans të vevtëpastrohet por vetëm zgjas agoninë e vetë dhe tretet siç treteni ju tek rrugica e shpresës”- shtoi kryeministri./ Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Projekt-rezoluta antikorrupsion e socialistëve, Basha: Komplot i qeverisë kundër SPAK, nuk e votojmë

Rezoluta antikorrupsion në Kuvend, Rama: Do të miratohet, Spak
Kreu i PD, Lulzim Basha

Para nisjes së seancës plenare ku pritet të votohet projekt-rezoluta antikorrupsion e prezantuar nga socialistët, kryetari i PD, Lulzim Basha e cilësoi këtë nismë si një “komplot kundër SPAK”.

Basha tha për mediat se nuk ka asnjë transparencë rreth një projektrezolute të tillë, e cila sipas tij ka synim të dobësojë fuqinë e Projurorisë së Posaçme (SPAK).

“Nuk do ngrejmë kartonat përkundrazi do denoncojmë me dhunë përpjekjet kundër drejtësisë dhe kundër SPAKut që është institucioni i vetëm që po godet korrupsionin.

Ky është një komplot i pastër kundër SPAK. Iu takon atyre t’u shpjegojnë shqiptarëve pse po vijnë me një propozim të tillë. Çfarë përmban? Ne e kemi të qartë çfarë kërkojmë, duam fuqizimin e SPAK-ut. Duam që politikanët e Kuvendit t’i nënshtrohen vettingut për pasurinë dhe familjarëve e rrethit shoqëror”- tha Basha.

Ndërkohë, krahu tjetër i Partisë Demokratike, deputetët e grupit të Rithemelimit në një mbledhje të drejtuar nga Gazment Bardhi kanë marrë vendimin për të qenë të pranishëm gjatë diskutimeve në seancë plenare por do të largohen në momentin që do të hidhet në votim projekt-rezoluta.

Poll