Live Updates /

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët! Xoxën e shoqërojnë 2 policë, dhjetëra mbështetës jashtë GJKKO

*Sot në Gjykatën e Posaçme të orës 08:30 nisi seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve me detyrim paraqitje. *Dhjetëra mbështetës të Veliajt kanë qenë të pranishëm jashtë ambienteve të GJKKO gjatë momentit kur ka mbërritur makina ku ndodhej kryebashkiaku i Tiranës. *Në GJKKO ka mbërritur edhe Ajola Xoxa e cila shoqërohej nga dy policë në momentin kur hyri në ambientet e gjykatës së posaçme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në Gjykatën e Posaçme të orës 08:30 nisi seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve me detyrim paraqitje. *Dhjetëra mbështetës të Veliajt kanë qenë të pranishëm jashtë ambienteve të GJKKO gjatë momentit kur ka mbërritur makina ku ndodhej kryebashkiaku i Tiranës. *Në GJKKO ka mbërritur edhe Ajola Xoxa e cila shoqërohej nga dy policë në momentin kur hyri në ambientet e gjykatës së posaçme.

7 Postime
3 JAVE ME PARE

Arrestimi i Veliajt, reagon BE: Forcimi i shtetit të së drejtës, kusht për negociatat

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një komunikim për mediat, delegacioni thotë se po ndjek nga afër zhvillimet, ndërsa Shqipëria duhet të forcojë pavarësinë institucionale. Këto të fundit, BE i cilëson si elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Reagimi i plotë:

“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.” 

Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca u ndërpre për disa orë, por ka rinisur prej orës 13:30. Për ta, Spak do të duhet që të kryejë gjykimin pa asnjë ndërhyrje politike.

Kryetari i Bashkisë u arrestua me urdhër të SPAK në 10 Shkurt. Ai akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. /Versus.al/

1 MUAJ ME PARE

Seanca në GJKKO, Veliaj përplaset me prokurorin Olsi Dado: Mbete i pakënaqur me lejet e ndërtimit, më the që do ta mbaj mend

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!

Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve.

Burime për Versus.al bëjnë të ditur se kryebashkiaku i Tiranës gjatë seancës ka pasur përplasje me prokurorin Ols Dado, për të cilin thotë se i ka dhënë leje ndërtimi. Veliaj është shprehur më pas se Dado ka mbetur i pakënaqur, madje dhe e ka kërcënuar duke i thënë 'do ta mbash mend.' 

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose rë largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenët ka rinisur në orën 13:30.

Seanca ishte parashikuar të niste në 08:30, por u vonua me gjysmë ore pasi nuk kishte drita.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani./Versus.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Helena Kadare shfaqet në GJKKO në mbështetje të Veliajt, kthehet mbrapsht nga punonjësit

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!

Helena Kadare, bashkëshortja e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare i cili u nda nga jeta pak muaj më parë, është shfaqur në dyert e GJKKO ku zhvillohej seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt.

E shoqëruar nga një grua tjetër që foli në emrin e saj, Helena Kadare më pas u kthye mbrapsht nga roja i institucionit i cili nuk e la të hynte më tej teksa seanca ndaj Veliajt sapo kishte rinisur pas disa orëve ndërprerje me kërkesë të avokatëve mbrojtës.

Tashmë ajo reshtohet mes të tjerë personazheve të njohur të cilët siç duket komentojnë Veliajn të gjithë njëri pas tjetrit, duke e konsideruar si njeri të punës, pavarësisht se tashmë ndaj kryebashkiakut të arrestur ka akuza të rënda. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

 

1 MUAJ ME PARE

Ndërpritet seanca në GJKKO për Veliajn dhe Xoxën, ja kur do të rifillojë

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!

Seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët e tjerë është ndërprerë.

Avokatët e kryebashkiakut dhe Xoxës e të biznesmenëve kanë kërkuar kohë. Për rrjedhojë seanca do të rifillojë në orën 13:30.

Ndërkohë paralelisht me seancën në GJKKO, ku jashtë saj janë mbledhur dhjetëra mbështetës të Veliajt, po mbahet edhe mbledhja e grupit parlamentar të PS ku Rama ka nisur me kritika për punën e SPAK. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

E shoqërojnë 2 policë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur sot në GJKKO ku do të konfirmohen masat e sigurisë ndaj tyre.

E shoqëruar nga efektivë policie dhe me një çantë në shpinë, Xoxa ka hyrë në ambientet e GJKKO ku do të mbahet seanca e orës 08:30.

Mbrëmjen e së hënës, Xoxa u kthye në Rinas ku më pas u vu menjëherë në arrest shtëpie në zbatim të masës që i kishte caktuar GJKKO me kërkesë të SPAK. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Veliaj mbërrin në GJKKO, dhjetëra mbështetës e presin me duartrokitje (VIDEO)

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!

Dhjetëra persona janë mbledhur mëngjesin e sotëm jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme ku jepet masa e sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

E njëjta pamje kjo me rastet kur Sali Berisha shkonte për t’u paraqitur në SPAK, ku dhjetëra mbështetës të tij e prisnin jashtë ambienteve të prokurorisë së Posaçme. Ajo çfarë vihet re është mungesa e forcave të policisë në kushtet kur kemi të bëjmë me tubim të paligjshëm dhe bllokim qarkullimi. 

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!
Furgoni i policisë që shoqëron Veliajn

GJKKO do të japë konfirmimin e masës edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa e cila është në arrest shtëpie aktualisht dhe për 6 biznesmenët për të cilët ka caktuar detyrim paraqitje. Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

U arrestua për korrupsion dhe pastrim parash, Veliaj del sot para GJKKO për masën e sigurisë

Sot masat për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme ku do t’i caktohet masa e sigurisë për akuzat që rëndojnë ndaj tij, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve të tjerë, 5 prej të cilëve kanë detyrim paraqitje.

Të hënën e 10 shkurtit, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan në zyrën e Veliajt në bashkinë e Tiranës, menjëherë pasi kryebashkiaku kishte përfunduar një mbledhje, për ta shoqëruar drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masë “arrest shtëpie” e cila nuk u ekzekutua menjëherë pasi Xoxa ndodhej jashtë shtetit për arsye shëndetësore, por u kthye në të njëjtën mbrëmje.

Veliaj akuzohet për 9 raste korrupsioni me biznesmenë të ndryshëm të përfshirë si dhe për pastrim parash. Sipas SPAK, kryebashkiaku dhe gruaja e tij kanë përfituar pasuri të paluajtshme dhe fonde të fshehura përmes një rrjeti biznesmenësh të lidhur me bashkinë e Tiranës.

Biznesmenët e akuzuar nga SPAK:

Elman Abule (arrest me burg)

Gentian Sula (detyrim paraqitje)

Shkëlqim Fusha (detyrim paraqitje)

Meriman Palushi (Detyrim paraqitje)

Fatmir Bektashi (detyrim paraqitje)

Sokol Kryeziu (detyrim paraqitje), nuk është zbatuar masa pasi ndodhet jashtë vendit.

Pjesë e dosjes hetimore u bë edhe deputetja Klotilda Bushka, për të cilën SPAK ka dyshime se së bashku me Xoxën, takuan një prej dëshmitareve pasi ajo doli nga Prokuroria e Posaçme për t’ja asgjësuar më pas telefonin.

Arrestimi i Veliajt ka tronditur mazhorancën, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar me kritika ndaj SPAK, teksa atij vetë i kërkohet dorëheqja nga posti i kreut të mazhorancës që e mban prej 12 vitesh. Rama nuk i kurseu kritikat ndaj SPAK-ut duke thënë se hetimi ndaj Veliajt ishte bërë jashtë shinave kushtetuese dhe se ai dhe bashkëshortja e tij ishin trajtuar si kriminelë. Versus.al

Poll