Live Updates /

Të dielën zgjedhjet në 5 bashki, Rama e kandidatët të bindur për fitoren: PD në hall kujt t'ja lërë humbjen në derë

*Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në podcastin e tij 5 kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Tepelenë, Vlorë, Berat, Cërrik dhe Mat. *Të gjithë kandidatët u shprehën besimplotë për fitoren me përqindje të thellë përballë rivalëve të tyre që garojnë të pavarur, por me mbështetje nga opozita. Gjatë diskutimit Rama dhe kandidatët u bënë edhe një “skaner” kandidatëve që kanë përballë duke shprehur bindjen për fitore në të gjitha bashkitë. *Rama nga ana tjetër tha se PD kërkon të mos shfaqet dhe të gjejë një përgjegjës për t’i lënë “humbjen në derë”. *Nga nesër nis heshtja zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

"Fitojmë me 83% të votave", kandidatët bëjnë parashikimin për të dielën, Rama: Na duhet edhe balta për syrin e keq

Të dielën zgjedhjet në 5 bashki, Rama e kandidatët të

Në mbyllje të podcastit “Flasim”, kryeministri u kërkoi 5 kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme që të bënin një parashikim mbi rezultatin që mund të kenë të dielën përballë kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita.

Të gjithë u shprehën të bindur për fitore të thellë në të gjitha bashkitë. Ndërsa në fund Rama tha se u duhet që pas zgjedhjeve të përballojnë edhe baltën që do t’u hidhet me akuza nga opozita.

Diskutimi mes Ramës dhe kandidatëve:

Edi Rama: Në fund fare një parashikim sa % të votave do merrni.

Brunilda Mersini (Vlorë): Unë shpresoj të marr 80% të votave

Gramoz Sako (Tepelenë): Rreth 83% besoj

Rama: 83 ë, as 2 as 4. Ta shikojmë!

Ervin Ceco (Berat): Unë po tregohem pak më konservativ, 75%

Altin Bojni (Mat): 65%

Rama: Të isha në vendin tënd në Mat do thoja, 51%

Florenc Doka (Cërrik): Thashë që do ta mundim Tepelenën, por megjithatë po qëndroj 71%.

Rama: Këta ishin 5 kandidatët e të dielës, të 5 bashkive ku zhvillohen zgjedhjet pjesore në 9 nëntor. Besoj që tani na dhanë një shkak që ta ndjekim garën për të parë sesa do t’i afrohen rezultatit dhe sidomos Tepelena. Kuptohet duhet edhe të marrin përsipër të gjithë baltën që do të pasojë pas fitores, por ajo balta na duhet se shkatërron syrin e keq. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Halli i PD-së është kujt t’ja lërë humbjen në derë”, Rama mbledh kandidatët dhe bën ‘skanerin’ e rivalëve për 9 nëntorin

Të dielën zgjedhjet në 5 bashki, Rama e kandidatët të

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot podcastin “Flasim” ku ka mbledhur 5 kandidatët e Partisë Socialiste për bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakë më 9 nëntor.

Duke qenë se nesër nis heshtja zgjedhore, Rama ka zgjedhur që sot t’ju japë kandidatëve një hapësirë për t’u shprehur në publikun e gjerë për t’u kërkuar votën të dielën pavarësisht se pothuajse nuk janë mbajtur fare takime elektorale nga drejtuesit e partive të mëdha.

Gjatë bisedës me ta Rama u ndal edhe tek rivalët që kandidojnë si të pavarur, por mbështeten nga PD, duke u shprehur krejt i qetë dhe i bindur për fitoren e plotë në 5 bashki.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Edi Rama: Kë ke në Tepelenë?

Kandidati për Tepelenën, Gramoz Sako: Është një çun i ri ka një biznes në Tiranë dhe në Berat. Çun i ri 24 vjeç ka mbaruar grafik dizajner, lëviz nëpër qytet.

Rama: Artist ë? Po në Berat?

Kandidati për Beratin, Ervin Ceca: Është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.

Rama: e mbështesin këta apo…

Ervin Ceca: E mbështesin, por është shumë larg asaj që i duhet qytetit

Edi Rama: Halli i PD-së, ndjesë pastë është kujt t’ja lëmë humbjen në derë

Ervin Ceca: Është e lënë në tavolinë që në momentin që kandidojnë persona të tillë pa ndonjë lidhje me qytetin apo partinë.

KANDIDATËT E PS PËR ZGJEDHJET E PJESSHME NË 6 BASHKI:

Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini

Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako

Bashkia Mat – Altin Bojni

Bashkia Berat – Ervin Ceca

Bashkia Cërrik – Florenc Doka. Versus.al

Poll