Live Updates /

Tragjedia në Roskovec, zbardhet dinamika: Çifti Plaka u qëllua teksa po nisej për në punë! Publikohen pamjet e lirimit të Rozalindës nga ish-partneri

*Detaje të reja nga tragjedia në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. *Sipas informacioneve, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi hyri i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka, ku bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë. *Pas krimit, Buzi mori me forcë ish-partneren e tij 24-vjeçare, Rozalinda Plaka, me të cilën kishte pasur një lidhje për rreth nëntë vite, dhe u largua drejt zonës së Kurjanit. *Janë publikuar pamjet nga momenti kur Refit Buzi liron Rozalinda Plakën, të cilën e mbante peng. * Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, ai vendosi ta linte të lirë, ndërsa e reja nuk pësoi lëndime.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Detaje të reja nga tragjedia në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. *Sipas informacioneve, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi hyri i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka, ku bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë. *Pas krimit, Buzi mori me forcë ish-partneren e tij 24-vjeçare, Rozalinda Plaka, me të cilën kishte pasur një lidhje për rreth nëntë vite, dhe u largua drejt zonës së Kurjanit. *Janë publikuar pamjet nga momenti kur Refit Buzi liron Rozalinda Plakën, të cilën e mbante peng. * Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, ai vendosi ta linte të lirë, ndërsa e reja nuk pësoi lëndime.

4 Postime
25 MINUTA ME PARE

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, Refit Buzi iu bind shefit të policisë së Roskovecit për lirimin e 24-vjeçares, por refuzoi të dorëzohej vetë

Tragjedia në Roskovec, zbardhet dinamika: Çifti Plaka u qëllua

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi për vdekje prindërit e ish-të fejuarës dhe më pas vrau veten, detaje të reja janë zbardhur nga momenti i lirimit të 24-vjeçares të cilën Buzi e mbajti peng për disa orë.

Për 4 orë me radhë, policia e Shtetit dhe forcat e RENEA-s vëzhguan mjetin ku kishte qëndruar Refit Buzi duke u përpjekur ta bindin atë të lirojë vajzën dhe të dorëzohet.

Ka qenë vetë shefi i policisë së Fierit, Mariglen Korroveshaj, ai që ka negociuar drejtpërdrejt me 35-vjeçarin.

“Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”.

Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari zbutet dhe pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja merre”.

Në atë moment, shefi i policisë afrohet, merr 24-vjeçaren dhe e largon nga vendi, duke e nxjerrë jashtë rrezikut.

Edhe pas lirimit të saj, negociatat vijojnë për ta bindur autorin të dorëzohet, por ai refuzon.

“Largohu… unë do të rri këtu. Mos m’u afro ose do të vras veten”, dëgjohet të thotë 35-vjeçari.

Pavarësisht përpjekjeve të Policisë, ai nuk pranoi të dorëzohej dhe më pas i dha fund jetës duke vrarë veten me armë zjarri./Versus.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ U mbajt peng për rreth 4 orë, momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga ish-partneri

Tragjedia në Roskovec, zbardhet dinamika: Çifti Plaka u qëllua
Pamje nga lirimi i Rozalinda Plaka

Janë publikuar pamjet nga momenti kur Refit Buzi liron ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante peng.

Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, ai vendosi ta lironte të renë.

Më pas, gjatë pasdites së djeshme, Buzi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën, me të cilën më herët kishte vrarë ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

2 ORE ME PARE

Zbardhet dinamika e tragjedisë në Roskovec: Çifti Plaka po niseshin për në punë kur u q*lluan nga ish-dhëndri

Tragjedia në Roskovec, zbardhet dinamika: Çifti Plaka u qëllua
Kosta dhe Belere Plaka/ Nertil Buzi

Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia e rëndë që tronditi fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku humbën jetën tre persona.

Sipas informacioneve të siguruara, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, ka hyrë i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka.

Në ato momente, bashkëshortët Kosta (Arben) Plaka dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë.

Menjëherë pas hyrjes në banesë, autori ka hapur zjarr ndaj tyre.

Kosta Plaka ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë.

Belerie Plaka u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.

Pas krimit, 35-vjeçari ka marrë me forcë 24-vjeçaren, me të cilën kishte pasur një lidhje për rreth nëntë vite, dhe është larguar nga pjesa e pasme e banesës.

Më pas ai është drejtuar drejt fshatit Kurjan, ku pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e Policisë së Shtetit, e reja është lënë e lirë dhe pa lëndime.

Operacioni për kapjen e autorit ka vijuar për disa orë. Sipas të dhënave, efektivët e policisë kanë zhvilluar negociata me 35-vjeçarin për rreth shtatë orë, duke tentuar ta bindnin të dorëzohej.

Megjithatë, ai ka refuzuar të vetëdorëzohej dhe në fund i ka dhënë fund jetës, duke kryer vetëvrasje.

Ngjarja, që dyshohet se lidhet me një histori personale të nisur vite më parë, është mbyllur në mënyrën më tragjike, duke lënë pas tre viktima, një të re të shpëtuar pa lëndime dhe dy familje të përfshira nga dhimbja./Versus.al

5 ORE ME PARE

Roskoveci në zi, sot i jepet lamtumira e fundit çiftit të vrarë nga ish-dhëndri

Tragjedia në Roskovec, zbardhet dinamika: Çifti Plaka u qëllua

Fshati Vidhishtë i Roskovecit është zhytur në dhimbje pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën një çifti bashkëshortësh.

Banorët janë mbledhur në banesën e familjes për t'u dhënë lamtumirën e fundit dy të ndjerëve, të cilët kujtohen si njerëz të qetë, punëtorë dhe të respektuar nga komuniteti.

Ceremonia mortore për çiftin zhvillohet këtë të shtunë në orën 11:00 në varrezat e fshatit, ku familjarë, të afërm dhe banorë do t'i përcjellin për në banesën e fundit.

Atmosfera në fshat mbetet e rënduar, ndërsa banorët shprehen se ende nuk e kanë kapërcyer tronditjen e shkaktuar nga ngjarja.

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e dyshuar të krimit është planifikuar të zhvillohet paraditen e së dielës.

Sipas të afërmve, ky vendim është marrë për të shmangur tensionet mes familjeve, të cilat jetojnë në të njëjtën zonë dhe përdorin të njëjtat varreza.

Ngjarja ka lënë gjurmë të thella në komunitetin e Vidhishtit, ku banorët thonë se kjo është një tragjedi që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre./Versus.al

 

 

Poll