Live Updates /

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77 vota pro ligjin për gjinitë! Berisha: Shkatërron familjen! Fjala e fundit i takon popullit

*Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rreth orës 22:00 projektligjin për barazinë gjinore. Pas seancës maratonë të nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, 77 deputetë socialistë kanë miratuar ligjin. *Demokratët votuan kundër me 36 vota, duke e konsideruar ligjin si ‘’kancer’’ dhe nisjen e shkatërrimit të qelizës dhe traditës shqiptare me agjendë të majtë nga Soros. *Paralelisht me seancën plenare, jashtë Kuvendit ka patur një protestë të organizuar nga koalicioni pro familjes dhe jetës që kundërshtonte me forcë projektligjin duke e cilësuar si anti-familje dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë shqiptare. *Pavarësisht këtyre thirrjeve, mazhoranca e miratoi projektligjin me arsyetimin se nuk njeh gjini të tjera siç pretendojnë kritikët për nenet e projektligjit. *Kundërshtinë e tij të vazhdueshme e shprehu edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili u përfshi edhe në përplasje me komisioneren Marta Kos sa i takon një deklarate të Berishës për orientimin seksual të ambasadorit të BE. *Në mbyllje të seancës, Berisha tha se fjala e fundit për këtë projektligj i takon popullit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rreth orës 22:00 projektligjin për barazinë gjinore. Pas seancës maratonë të nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, 77 deputetë socialistë kanë miratuar ligjin. *Demokratët votuan kundër me 36 vota, duke e konsideruar ligjin si ‘’kancer’’ dhe nisjen e shkatërrimit të qelizës dhe traditës shqiptare me agjendë të majtë nga Soros. *Paralelisht me seancën plenare, jashtë Kuvendit ka patur një protestë të organizuar nga koalicioni pro familjes dhe jetës që kundërshtonte me forcë projektligjin duke e cilësuar si anti-familje dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë shqiptare. *Pavarësisht këtyre thirrjeve, mazhoranca e miratoi projektligjin me arsyetimin se nuk njeh gjini të tjera siç pretendojnë kritikët për nenet e projektligjit. *Kundërshtinë e tij të vazhdueshme e shprehu edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili u përfshi edhe në përplasje me komisioneren Marta Kos sa i takon një deklarate të Berishës për orientimin seksual të ambasadorit të BE. *Në mbyllje të seancës, Berisha tha se fjala e fundit për këtë projektligj i takon popullit.

8 Postime
23 MINUTA ME PARE

PS miratoi ligjin për gjinitë, Berisha: I hap rrugën ideologjisë më të rrezikshme! Qytetarët do reagojnë

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kalimin e projektligjit për barazinë gjinore në Kuvend. Berisha tha se socialistët e votuan në këtë orë të natës në mënyrë që qytetarët të mos jenë të informuar. Ndërsa tha se fjala e fundit u takon shqiptarëve, Berisha e cilësoi ligjin si pararendës të ideologjisë post-marksiste të majtë të George Sorosit.

‘’E kaluan të tmerruar. Parlamenti është thjesht formal sepse nuk respektohet asnjë rregull. Ishte moment për të debatuar gjerësisht për një ligj që i hap rrugën ideologjisë post-marksiste, më të rrezikshmes së kohës. Tani fjalën do e kenë qytetarët. PD është e pozicionuar kundër diskriminimit gjinor. Ligji i sotëm përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit në një seri nenesh, kodet e vendit që përbëjnë bazën e sistemit juridik. Me akte të tilla Rama kërkon të blejë kohë dhe influenca, por kohën do e ketë të shkurtër’’- tha Berisha. Versus.al

30 MINUTA ME PARE

Kuvendi kalon me 77 vota pro ligjin për gjinitë

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Pas një seance maratonë në Kuvend, socialistët kanë miratuar projektligjin për barazinë gjinore në Shqipëri. Që prej mëngjesit, koalicioni pro familjes ka protestuar jashtë Kuvendit kundër këtij ligji i cili sipas tyre shkatërron normat bazë morale të shoqërisë dhe mbjell një doktrinë majtiste të rrezikshme të drejtuar nga George Soros. 

Socialistët kanë përdorur forcën e kartonit duke e miratuar ligjin me 77 vota pro. Ndërsa opozita ka shprehur kundërshtinë me 36 vota kundër.

Projektligji “Për barazinë gjinore”, një nismë e qeverisë synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave. Por ajo çfarë ka ngjallur debate është pjesa e ''përcaktimit të shumëfishtë'' që sipas demokratëve i hap rrugën identifikimit të personave në gjini të ndryshme përtej 2 gjinive reale mashkull dhe femër. Versus.al

40 MINUTA ME PARE

''Gjëja më e thjeshtë të kërkoj falje'', Berisha pas kritikave të komisioneres: Nuk e kam fyer Gonzaton

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat pas reagimit të komisioneres Marta Kos e cila e kritikoi për deklaratën e tij ndaj ambasadorit të BE; Silvio Gonzato. 

Berisha tha se nuk ka patur qëllim ta fyejë Gonzaton pse i përmendi atë që vetë ky i fundit kishte deklaruar. 

Deklarata e Berishës: 

Pyetje: Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin e ka cilësuar sulm të papranueshëm deklaratën tuaj për ambasadorin Gonzato dhe thekson se barazia gjinore është në linjë me direktivat e BE. Keni kërkim falje për ambasadorin?

Sali Berisha: Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por në qoftëse ambasadori Gonzato një deklaratë të bërë publike vetë se, kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dhe tani jetoj me një partner, ose jam i martuar me një burrë, dhe kjo deklaratë u përdor nga unë mënyrë absolute pa asnjë intension fyerje, pasi unë jam autori i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare, çdo forme diskriminimi.

Thashë këtu që ai vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nëse ripërsëris deklaratën që ka bërë vetë, unë nuk di se çfarë fyerje. Unë nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij, absolutisht, as merrem me jetën e asnjë njeriu. Por e dëgjova, e tha vetë dhe unë thashë që ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo, unë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë që e ka thënë vetë. Por nëse ai e konsideron këtë fyerje, atëherë mua sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur, nuk kam asnjë hetizim. Por nuk ishte për fyerje, nuk përbën fyerje. Versus.al

1 ORE ME PARE

''Ke porositur vr*sje'', Berisha e akuzoi, kundërpërgjigjet Balla: S’kam mbi supe akuza si ti

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Seanca maratonë në Kuvend vijon ende dhe po ashtu edhe deklaratat me akuza mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Berisha e quajti Ballën bashkëpunëtor të grupeve kriminale dhe tha se kishte porositur vrasje. 

Ndërsa socialisti iu përgjigj duke i thënë se ai nuk ka asnjë akuzë mbi supe, duke i kujtuar Berishës çështjet e hapura me drejtësinë. Sipas Ballës, akuzat që i hidhen vazhdimisht nga Berisha, vijnë për shkak se Balla e ka kallëzuar në SPAK për dosjen ‘Partizani’.

Berisha: Regjistrimi tjetër është Tao që porosit vrasje, dhe bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se kishte porositur vrasje. Bashkëpunëtor bandash që e mbani në krye të grupit.

Balla: Do më duhet të përdor kohën edhe për një replikë ndaj dikujt me të cilin më është dashur të përballem shumë shpesh në këto 21 vite. Kujtoj një koleg të PS që në përballje më të parë në 2005 me individin, më tha ‘Taulant nuk ia vlen të përballesh me të sepse është i paskrupullt dhe të sulmon me shumë të pavërteta që dashur apo padashur të bëjnë pis’. Kolegu në një moment të caktuar erdhi dhe u bë aleat me zotërinë. Ilir Meta ka qenë që ma ka thënë. Me Metën kam qenë koleg, e kam pasur kryetar në FRESH. Gjithë jetën pulitke sa e kishte kundërshtar i tha gjithë të zezat. I them atëherë Ilirit, ‘e kam ndarë mendjen dhe mendoj se gjërat duhen thënë përballë’, ti ngele një komunist i pandreqshëm dhe gjithë jetën vjen këtu dhe thua ‘tha ky, tha ai’.

Nuk bëhem pishman që të kam kallëzuar për dosjen e ‘Partizani’ dhe pse më duhet të përballoj këtë baltë që më hedh ti përditë. Jam shumë krenar për familjen time, për zonën nga vij dhe shkoj çdo fundjavë, jo si ti që shkon me autoblindë në Tropojë. Kemi dhe një çështje me ty që nuk do flasim dhe ia kemi lënë drejtësisë, zbardhjen e vrasjes shtetërore të 21 Janarit. Jam krenar që nuk kam asnjë akuzë mbi supe siç ke ti që vodhe fushat e Partizanit për t’u pasuruar. Versus.al

11 ORE ME PARE

“Gonzato ka orientimin e tij, nuk ndryshojmë shoqërinë”, Balla pas deklaratës së Berishës: Sulm ndaj ambasadorit të BE

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Kryedemokrati Sali Berisha foli edhe në Kuvend për projektligjin për barazinë gjinore, për të cilin u zhvillua edhe një protestë jashtë sallës nga aktivistë pro familjes. Gjatë fjalës së tij ai përmendi edhe ambasadorin e BE-së të cilit i kërkoi t’i paraqiste një direktivë të BE që e kërkon miratimin e një projektligji të tillë, ndërsa përmendi përciptazi edhe orientimin e tij seksual duke thënë se nuk e paragjykon, por nuk mundet t’u imponohet shqiptarëve.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla menjëherë doli në foltore dhe tha se do të merren masa ndaj Berishës për sulmin që bëri ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.

"Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh kundër ambasadorëve të SHBA dhe kundër ambasadorëve të tjerë të vendeve mike, bie ndesh me parimet e konventës së Vjenës. BE mbetet partneri më i rëndësishëm se Shqipëria brenda 2030-ës do jetë anëtarë e BE.

Sa i përket këtij sulmi sot, ne do depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti të japë shpjegime, por edhe Kuvendi të ndalë sulmet. SHBA-të e kanë thënë se një prej arsyeve të shpalljes non-grata të Shqipërisë janë sulmet kundër ambasadorëve”- tha Balla.

Berisha mori sërish fjalën për të sqaruar se në asnjë moment nuk ka fyer ambasadorin, por i ka kërkuar atij të argumentojë thirrjen për të votuar këtë projektligj të barazisë gjinore.

“Hedh poshtë me përçmim trllimin e parafolësit sepse në fjalën time nuk kam fyer dhe nuk fyej asnjë ambasador apo përfaqësues të huaj. Por i kam kërkuar zotërisë së tij t’u paraqesë shqiptarëve cila direktivë europiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë, por dua më shumë kombin dhe vendin tim”- tha Berisha. Versus.al

12 ORE ME PARE

“Nuk mund t’i imponohesh traditës shqiptare”, Berisha-ambasadorit të BE: Ligji për gjinitë, shkatërron familjen

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestës që mbahej jashtë Kuvendit nga qindra aktivistë pro familjes të cilët kërkojnë nga deputetët që të mos e votojnë ligjin për barazinë gjinore që hidhet sot për votim.

I pyetur nga gazetarët mbi qëndrimin e tij, Berisha tha se ky projektligj synon të shkatërrojë qelizën e familjes shqiptare dhe të shtojë përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Duke iu përgjigjur edhe ambasadorit të BE, Silvio Gonzatos, Berisha tha se ligji nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë.

“Ambasadorit të BE I them kaq, ne respektojmë orientimin seksual të secilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare të gjinisë së gjerë, edhe në statusin tënd ti je binar. Ne nuk merremi me të me jetën personale. Ligji nuk ka asgjë të përbashkët me ne. le t’u thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Janë 22 vende të Bashkimit Europian që nuk kanë një ligj të tillë”- u shpreh Berisha mes të tjerash. Versus.al

12 ORE ME PARE

“Shpërbën të ardhmen”, protestë jashtë Kuvendit, pastori: Projektligji për gjinitë, kancer shkatërrues për Shqipërinë

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Qindra persona janë mbledhur në protestë jashtë Kuvendit ndërkohë që në seancë pritet të votohet projektligji për barazinë gjinore. Gjatë fjalës së tij, pastori Akil Pano e cilësoi këtë projektligj si shkatërrimtar dhe të panevojshëm për vendin. Ai tha se projektligji është sjellë nga Sorosi për shkatërrimin e mëtejshëm të familjes shqiptare, ndërsa u bëri thirrje edhe deputetëve të PS të heqin dorë nga ky votim.

“Gjoba nga 1 milionë e gjysmë lekë të vjetra deri në burgime. Të gjitha këto vijnë nga ministria e anti shëndetit që e quan veten ministria e Shëndetësisë, por nuk është në gjendje të kurojë gratë e sëmuara me kancer tek Onkologjiku. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë për t’I bërë ballë fagmës që kërkon të shkatërrojë, thelbin tonë, familjen, trashëgiminë, traditëve të sotmen dhe të nesërmen. I drejtohem kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës duke i thënë: Taulant hiq dorë, ky nuk është ligj për shqiptarët, është trup i huaj, projektligj i Sorosit dhe kancer që kërkon të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë”- tha Pastori.

Protestës jashtë Kuvendit iu bashkua edhe Berisha i cili njëjtë si pastori e cilësoi këtë një mashtrim të Sorosit për të imponuar një tirani ideologjike dhe antifamilje. Versus.al

14 ORE ME PARE

Nga projektligji për barazinë gjinore tek debatet për zhvillimet politike! Kuvendi mblidhet në seancë plenare

U protestua nga mëngjesi në darkë kundër, PS miraton me 77

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për seancën plenare të radhës e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë raportimet e disa prej institucioneve mbi veprimtarinë në 2024-ën si dhe projektligji për barazinë gjinore dhe zgjedhja e anëtarëve të komisionit rregullator në KQZ, e cila nuk u ralizua në seancën e kaluar pasi opozita braktisi sallën.

Shkak për bojkotin e kuvendit u bë fakti që mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, për Charles McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë sot priten debate mbi zhvillimet e fundit politike. Por edhe për projektligjin e barazisë gjinore, për të cilin pavarësisht se mazhoranca tërhoqi konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë duke njohur vetëm burrë e grua, sërish pati kundërshti nga demokratët të cilët pretendojnë se me këtë projektligj socialistët kërkojnë të zbatojnë në Shqipëri agjendën e Sorosit për çorientimin e popullsisë nëpërmjet njohjes së disa gjinive. Versus.al

Poll