Live Updates /

Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut kërkojnë të njihen me provat e reja të paraqitura nga prokurorët

*Pas një muaji në qelinë e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë sot para trupës gjykuese të GJKKO ku po shqyrtohet në Apel kërkesa e tij për masë më të butë sigurie. *Seanca nisi rreth orës 10:00, ndërsa kryebashkiaku mbërriti me një furgon policie nga ku nuk u bë i mundur pasqyrimi i momentit të daljes dhe drejtimit në sallën ku mbahet seanca që drejtohet nga Engert Pëllumbi, gjyqtari që dënoi ish-ministrin Saimir Tahiri. *Në seancë kërkoi të merrte pjesë edhe avokati amerikan Joshua Roberts i cili vizitoi dje Veliajn në qelitë e paraburgimit të Durrësit, por nuk u lejua. Roberts kishte kërkuar të ishte pjesë e seancës si vëzhgues me qëllim që të këshillonte avokatët e Veliajt. *Sot gjithashtu trajtohet edhe kërkesa e 4 prej biznesmenëve të përfshirë në dosjen hetimore ndaj Veliajt të cilëve u është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
18 ORE ME PARE

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për Veliajn! Avokatët e

Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për ditën e nesërme, (12 mars) në orën 12:30.

Avokatët mbrojtës të Veliajt kanë kërkuar të njihen me prova të reja të paraqitura sot në seanca nga prokurorët. Ndërkohë burime në media bëjnë të ditur që kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij.

Veliaj ka kërkuar heqje të arrestit në burg dhe lehtësim të masës, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje apo prishjen e provave.

Seanca nisi sot rreth orës 10:00, ndërsa kryebashkiaku mbërriti me një furgon policie nga ku nuk u bë i mundur pasqyrimi i momentit të daljes dhe drejtimit në sallën ku mbajt seanca që u drejtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi./Versus.al

1 DITE ME PARE

Avokati amerikan i Veliajt nuk lejohet të hyjë në gjyqin e kryebashkiakut

Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për Veliajn! Avokatët e

Joshua Roberts, është ndaluar të hyjë në seancën që po zhvillohet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun Erion Veliaj i cili kërkon zbutje të masës së sigurisë.

Mësohet se avokatit amerikan nuk i është lejuar të jetë i pranishëm në seancën ku kishte kërkuar të ishte si vëzhgues.

Pas takimit që pati dje me Veliajn në qelinë e paraburgimit të Durrësit, u aludua se Roberts ka qenë pjesë e studios ligjore avokatisë të Donald Trump, por më pas një pretendim i tillë u hodh poshtë. Versus.al

1 DITE ME PARE

Pjesë e ekipit mbrojtës të Veliajt, avokati amerikan mbërrin në GJKKO për seancën në Apel

Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për Veliajn! Avokatët e

Avokati amerikan Joshua Roberts i cili do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve të Erion Veliajt ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku do të mbahet seanca për kërkesën e kryebashkiakut për masë më të butë sigurie.

Dje Roberts zhvilloi një takim me Veliajn në qelinë e paraburgimit të Durrësit ku qëndroi që prej 12 shkurtit pasi gjykata i konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati bëri me dije se do të jetë i pranishëm si vëzhgues dhe do këshillojë avokatët e Veliajt në Apel të cilët kanë kërkuar lirimin me kusht të kryebashkiakut. Versus.al

1 DITE ME PARE

VIDEO/ Me forca policie rreth ndërtesës, Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për Veliajn! Avokatët e

Ky është momenti kur makina e policisë me kryebashkiakun Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme ku kryebashkiaku do të dalë para trupës gjykuese me kërkesën për të pasur një masë më të butë sigurie.

Ndryshe nga herën kur Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë për Veliajn, këtë radhë nuk pati mbështetës të tij jashtë institucionit. Kujtojmë se pas grumbullimit të dhjetëra mbështetësve të Veliajt të cilët qëndruan për orë të tëra jashtë GJKKO e SPAK, AMP ka nisur hetimin për zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës dhe shefin e forcave "Shqiponja" për mungesën e ndërhyrjes për shpërndarjen e personave që kërcënuan edhe prokurorë e gjyqtarë. 

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e bëri të qartë në një miting me punonjësit e bashkisë që nuk dëshiron që situata të tilla të përsëriten në të ardhmen. Versus.al

1 DITE ME PARE

Prej një muaji në qeli, Veliaj del sot në Apelin e GJKKO, kërkon lirinë! Vendos gjyqtari që dënoi Tahirin

Apeli i GJKKO-së shtyn seancën për Veliajn! Avokatët e
Fotomontazh: Olsi Dado, prokurori që heton Veliajn, gjyqtari që merr sot vendimin Engert Pëllumbi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj sot në orën 10:00 del para trupit gjykues në Apelin e Gjykatës së Posaçme ku do të kërkojë lirimin nga arresti me burg dhe zëvendësimin me një masë më të butë sigurie.

Vendimi do të merret nga Engert Pëllumbi, gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin duke u bërë i pari gjyqtar që vendoste dënimin e një ish-zyrtari të lartë të shtetit.

Pas një muaji në qelinë e paraburgimit, Veliaj me avokatët e tij do të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë me arsyetimin se nuk përbën rrezik për prishjen e provave dhe se nuk do të largohet nga vendi.

Nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Veliaj ka reaguar për çdo ditë më radhë me fyerje dhe akuza ndaj prokurorit të posaçëm Olsi Dado duke pretenduar se ky i fundit është në konflikt interesi në këtë çështje dhe nuk mund ta hetojë pasi kohë më parë ka përfituar një leje ndërtimi prej tij.

Madje për herë të parë u publikuan edhe audio nga seanca gjyqësore e Veliajt pasi ky i fundit përhapi deklarata në opinionin publik se prokurori e kishte fyer me fjalën “ndyrësirë”. Por pas publikimit të audios, u vërtetua se një pretendim i tillë, nuk ishte i vërtetë. Kryebashkiaku akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion në 9 raste të ndryshme.

Sipas SPAK, dyshohet se ai dhe gruaja e tij Ajola Xoxa ngritën një skemë të mirëmenduar për vjeljen e fondeve nga bashkia e Tiranës, duke përdorur edhe disa prej biznesmenëve ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar “detyrim paraqitje”, konkretisht për 5 prej tyre. Ndërsa i vetmi biznesmen me masën “arrest me burg” është Eman Abule. Versus.al

Poll