AKTUALITET /

Dy kamionë pësojnë defekt dhe bllokojnë rrugën në Llogara! Trafik i rënduar automjetesh

Fillimisht pësoi defekt një mjet i tonazhit të rëndë më pas edhe një kamion duke shkaktuar bllokimin e njërës anë të rrugës.

Shkruar nga Versus
Dy kamionë pësojnë defekt dhe bllokojnë rrugën në
Trafiku në Llogara

Vlorë- Bllokohet aksi rrugor në zonën e Llogarasë në afërsi të vendit të quajtur Çesma.

Shkak është bërë defekti i dy mjeteve të tonazhi të rëndë që ka sjellë më pas bllokimin e njërës anë të rrugës nacionale. Prej më shumë se një ore, makinat kanë mbetur të bllokuara dhe qëndrojnë në radhë për të kaluar.

Pavarësisht pranisë së policisë, trafiku vijon të jetë i rënduar dhe shumë nga automjetet janë kthyer mbrapsht në rrugë për të mos ndenjur më gjatë në trafik.

Poll