Ka një kampion të ri në MLS dhe ai është Los Angeles Galaxy FC.
Pas një ndeshje finale spektakolare të zhvilluar në Dignity Health Sports Park në Kaliforni, Galaxy kanë triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Nju Jork Red Bull.
Në këtë mënyrë skuadra nga Los Angeles ka fituar për herë të 6 titullin në histori të klubit.
Kampionët e rinj të MLS brenda 4 minutash shënuan dy gola në minutën e 9-të me Painstil dhe në të 13-tën me Joveljiç.
Miqtë shënuan golin e tyre në minutën e 28-të me Nealis.
Te La Galaxy luan edhe Marco Reus i cili fitoi titullin e parë në karrierë, derisa aty ka emra të tjerë që kanë lënë gjurmë në Evropë si Martin Caceres, Riqi Puig apo qendërmbrojtësi japonez Yoshida.







