
Çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë kaluar disa ditë pushime në Ibiza të Spanjës pa marrë me vete vajzën e tyre, Luna Mari.
Mirëpo moderatorja ka bërë shpesh postime ku ka shprehur mallin për të voglën e saj, ndonëse ishte duke pushuar, mendjen e kishte te Luna.
Pas kthimit nga udhëtimi disa ditor Kiara ka bërë menjëherë një postim në rrjetin social Instagram në të cilin i është drejtuar vajzës së saj:
“Më mori malli për ty çdo minutë”.
Rikujtojmë së çifti u bënë bashkë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA2 dhe po jetojnë të lumtur në familjen e ngrohtë të krijuar prej tyre.
/ Versus.al







