Lushnjë- Një aksident tragjik i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (23 maj) në autostradën “Rrogozhinë-Lushnjë” i ka marrë jetën 22 vjeçarit Fabjol Ibralliut.
Trupi i të riut, u gjet i pajetë mes shkurreve mëngjesin e sotëm.
Dyshohet se 22 vjeçari ka qenë me shpejtësi më shumë se 160 km/h, gjë që ka sjellë humbjen e kontrollit të automjetit tip “Ford” që përfundoi në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.
Pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, trupi i 22 vjeçarit nuk u gjet në vendngjarje. Pas kërkimeve më të imtësishme gjatë mëngjesit të sotëm, u bë e mundur gjetja e trupit të tij të pajetë.







