MAGAZINË /

A është sëmurë? Orinda shuan të gjitha zërat për shëndetin e bashkëshortit të saj me përgjigjjen e fundit

Në një video të postuar prej tyre, fansat kanë vënë re një gjendje jo të mirë shëndetësore të Turit

Shkruar nga M.H
A është sëmurë? Orinda shuan të gjitha zërat
Orinda Huta, Turjan Hysko dhe vajza e tyre, Atara

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashura shqiptare, e nëse ka diçka që nuk shkon ndjekësit e shprehin menjëherë.

Prindër të një vajze, Atarës, dyshja ka qenë së fundmi e pranishme në një dasëm.

Në një video të postuar prej tyre, fansat kanë vënë re një gjendje jo të mirë shëndetësore të Turit.

Duke gjetur mundësinë e parë në një ‘Ask me a question’ që bëri Orinda në rrjetin social Instagram, ndjekësja pyeti:

“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”

Ajo u përgjigj duke iu dhënë fund të gjitha aludimeve të mundshme dhe pohoi që me Turjanin gjithçka është në rregull.

“Turjani, lavdi Zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me “projektin e jetës” dhe është shumë i përkushtuar për t'ja dalë si duhet. Në TV ka projekte që do e kthejnë, por jo me kohë të plotë”, thotë Orinda. / Versus.al

A është sëmurë? Orinda shuan të gjitha zërat

 

Poll