Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore - juglindore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti si ditën e shtunë ashtu ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Temperaturat nesër do të vijojnë të jenë relativisht të larta (vlera deri në 37 gradë celcius dhe minimale 22 gradë Celsius ndërsa të dielën temperaturat do të jenë dhe më të lartë (vlera deri 38 gradë Celsius dhe minimale do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius)
Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në orët e pasdites do të fryjë me shpejtësi deri në 6 m/s.







