MAGAZINË /

Argjentina fiton Kupën e Amerikës për të dytën herë radhazi! Mposht Kolumbinë në finalen "e vuajtur"

Kjo ishte gjithashtu hera e dytë që Messi e fiton këtë kompeticion.

Shkruar nga Versus
Argjentina fiton Kupën e Amerikës për të dytën
Lojtarët e Argjentinës ngrenë Kupën e Amerikës

Argjentina ka arritur të fitojë Kupën e Amerikës për të dytën herë radhazi. “Albiçelestet” morën një fitore “të vuajtur” duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Kolumbisë.

Brenda 90 minutave lojë, ndeshja përfundoi në barazim pa gola. Goli i vetëm u shënua nga Lautaro në minutën 112.

Kampionët e Amerikës Latine mbetën pa Lionel Messin në minutën e 66-të pasi ish-ylli i Barcelonës u lëndua dhe u desh të linte fushën.

Me këtë fitore, Argjentina ka arritur të vendosë rekord duke e fituar Kupën e Amerikës për të 16-ën herë. Versus.al

Poll