Koha kalon dhe Cristiano Ronaldo është i vetëdijshëm se disa lojtarë të tjerë kanë veshur tashmë "këpucët" e tij dhe të Lionel Messit, duke u bërë yjet e rinj të futbollit botëror. Është Kylian Mbappe, Erling Haaland, por edhe Vinicius Junior, i cili aktualisht po tregon më shumë se dyshja e përmendur.
Portugezi në podkastin e Rio Ferdinand në YouTube, nuk zgjodhi askënd nga treshja e përmendur, por veçoi yllin e ri spanjoll Yamal.
“As Messi dhe unë nuk mund të bënim atë që bën Lamine Yamal (17) në moshën e tij. Unë shoh potencial të madh dhe talent të madh tek ai. Ai do të ketë nevojë për fat, pasi është ende shumë i ri. Shpresoj se ai nuk do të ketë ndonjë problem. Besoj se do të jetë më i miri i brezit të tij”, tha Ronaldo.
17-vjeçari Yamal nuk është aktualisht në garë për Topin e Artë, sepse është i mitur, por skena e futbollit është e vetëdijshme se koha e tij nuk ka ardhur ende.







