MAGAZINË /

Atletja olimpike zvicerane humb jetën pasi u zu nga orteku

Shkruar nga Versus

Atletja olimpike zvicerane humb jetën pasi u zu nga orteku

Snowboardistja olimpike, Sophie Hediger, ka humbur jetën pas një aksidenti, e zuri orteku i borës, në Arosa, të hënën, ka njoftuar Federata Zvicerane e Skisë.

Hediger, 26 vjeçe, ishte anëtare e ekipit kombëtar të snowboard-it dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë para se të arrinte dy podiumet e para në Kupën e Botës gjatë sezonit 2023-24.

Drejtori ekzekutiv i sporteve të Swiss-Ski, Walter Reusser, tha: ‘Jemi pa fjalë dhe mendimet tona janë për ta arwrmit e Sophie-së, të cilëve u shprehim ngushëllimet më të thella.

Për familjen e Swiss-Ski, vdekja tragjike e Sophie ka hedhur një hije të errët mbi periudhën e Krishtlindjes. Jemi jashtëzakonisht të trishtuar.’

Swiss-Ski tha se nuk do të publikohej asnjë informacion shtesë për vdekjen e Hediger, një vendim që u mor në marrëveshje me familjen dhe partnerin e saj.