MAGAZINË /

Broja me fjalë të mëdha për Mitajn dhe Muçin

Shkruar nga Versus

Broja me fjalë të mëdha për Mitajn dhe Muçin

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja i ka dedikuar disa fjalë zemre nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, Mario Mitajt dhe Ernest Muçit, pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024.

Story i Armando Brojes per Mitaj:

“Vëllai im mbaje kokën lart. Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe.

Çfarë performance në të gjitha ndeshjet, vetëm fillimi për ty o ylli i ri. Mezi pres për më shumë kujtime së bashku në këtë Kombëtare. Krenar për ty vëlla, e meriton”.

Broja me fjalë të mëdha për Mitajn dhe Muçin

Story i Armando Brojes per Muçin

“Të kam njohur për kaq shumë kohë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në Kombëtare me ty. Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh. Vëlla, të premtoj se koha jote do të vij 100%.

Thjeshtë vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi sërish për Kombëtaren siç bënim te U19-a. Kaq shumë dashuri për ty vëlla”.

Broja me fjalë të mëdha për Mitajn dhe Muçin

 

Poll