MAGAZINË /

Dedikime romantike, Mozzik dhe Lotina nuk fshihen më

Lotina duket se është një nga mbështetëset më të mëdha të reperit dhe këtë e ka treguar duke qenë vazhdimisht e pranishme në koncertet e partnerit të saj

Shkruar nga M.H
Dedikime romantike, Mozzik dhe Lotina nuk fshihen më
Mozzik dhe Lotina Haziri

Reperi i njohur, Mozzik ka bërë së fundmi publike lidhjen e tij me bukuroshen Lotina Haziri.

Që nga momenti i këtij hapi, dyshja nuk është fshehur më, madje nuk kanë munguar as dedikimet romantike për njëri-tjetrin, në rrjete sociale.

Lotina duket se është një nga mbështetëset më të mëdha të reperit dhe këtë e ka treguar duke qenë vazhdimisht e pranishme në koncertet e partnerit të saj.

Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme teksa Mozzik po performonte, u vu re edhe prezenca e bukuroshes, e cila bëri edhe një postim të Instagram.

Në të shfaqej reperi duke kënduar, ndërsa Lotina kishte I kishte dedikuar edhe disa puthje.

Mozzik e ka rihedhur postimin Instastory-n e tij dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin “Të dua.”

Rikujotjmë se në një ripostim të mëparshëm të Lotinës, nga ana e reperit, ishte vënë edhe një unazë, e cila është përkthyer nga fansat si një shenjë për marrëdhënien e çiftit në vazhdimësi.

Dedikime romantike, Mozzik dhe Lotina nuk fshihen më / Versus.al

 

Poll