MAGAZINË /

Derbi i 157-të, luhet sot ndeshja Partizani-Tirana, zbulohet numri i biletave të shitura! Disa rrugë të bllokuara

Shkruar nga Versus
Derbi i 157-të, luhet sot ndeshja Partizani-Tirana, zbulohet numri i
Derbi Partizani-Tirana

Në Air Albania luhet sot në orën 20:00 derbi Partizani-Tirana për herë të 175-të mes tyre. Mësohet se për ndeshjen janë shitur rreth 10 mijë bileta.

Grumbullimi i tifozerive ka nisur dhe pritet të jenë pranë stadiumit, gjë që do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe sipas rregullave të caktuara nga policia për të shmangur incidentet e mundshme.

Për ndeshjen, janë bllokuar edhe disa rrugë në Tiranë në mënyrë që kalimi i tifozëve të jetë sa më i lehtë për në “Air Albania”. Tifo grupi i Tiranës, “Fanatics” kanë blerë 4 mijë biletat pas portës ku do të vendosen.

Pas pesë javëve të këtij sezoni, Partizani me tetë pikë mban vendin e katërt, ndërsa Tirana me pesë pikë vendin e shtatë. Bardheblutë e Bledi Shkëmbit nuk e kanë shijuar ende fitoren këtë sezon, ndërsa të dy stolat janë të rinj. Te Partizani trajner është serbi Aleksandër Veselinovic, që ka vetëm pak javë në drejtim të skuadrës. Për shumë nga futbollistët ky do jetë derbi i parë, me Tiranën që ka bërë shumë ndryshime në organikë.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

-Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

-Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, rruga “Gjergj Filipi”(COIN) – stadium;

-Lëvizja e tifozëve të KF Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit rruga “Dervish Shima”, rruga “Sheh Ahmet Paza”- stadium.

Poll