MAGAZINË /

“Do të vëmë në gjumë”, legjenda angleze mesazh Messit para gjysmëfinales

Shkruar nga Versus

“Do të vëmë në gjumë”, legjenda angleze

Ish-lojtari i Anglisë, Joe Cole, ka ndezur atmosferën para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, duke bërë një deklaratë të guximshme në adresë të Lionel Messit.

Duke folur në një panel televiziv së bashku me Gary Lineker, Alan Shearer dhe Micah Richards, ish-anësori i Chelseat u shpreh plot besim se "Tre Luanët" do ta ndalin kapitenin argjentinas dhe do të sigurojnë kualifikimin në finale.

Përballja do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Lionel Messit ndaj Anglisë në karrierën e tij, gjë që e bën edhe më të veçantë këtë duel.

"Do të duhet ta vëmë në gjumë. Do ta vëmë në gjumë. Po, 100 për qind", deklaroi Cole kur u pyet se si Anglia duhet ta ndalë yllin e Argjentinës. Pavarësisht se të tjerët u munduan ta zbusnin deklaratën e tij, Cole shprehu bindjen se Anglia do të arrijë finalen e madhe të Kupës së Botës. Versus.al

 

Poll