MAGAZINË /

Fansat që ngjiten nga muri dhe Kanye West me maskën “e çuditshme” pamjet virale nga koncerti i reperit

Shkruar nga Versus

Fansat që ngjiten nga muri dhe Kanye West me maskën “e

Pamje të ndryshme nga koncerti që reperi amerikan Kanye West mbajti të shtunën në Tiranë, janë bërë virale në rrjetet sociale. Një prej videove tregon momentin kur fansat e tij detyrohen të ngjisin murin për të hyrë në hapësirën ku ishte ndërtuar stadium i përkohshëm për performancën e reperit duke shfaqur anën e dobët të organizimit. Ky i fundit gjithashtu është bërë viral me mënyrën sesi është shfaqur pak para nisjes së koncertit. Ai shihet teksa mban një maskë para se të ngjitet në skenë.

Koncerti ka ngjallur shumë debate edhe për faktin se qeveria nxorri nga fondi i emergjencave shumën prej 4.2 milionë eurosh për reperin me arsyetimin se nëse nuk do ta bënte një gjë të tillë, do të prishej imazhi i vendit dhe koncerti do të anulohej duke qenë se një numër i madh biletash mbetën të pashitura. Për pasojë, biletat u shpërndanë falas edhe për nxënësit e shkollave të vendit. Versus.al

Tags:

kanye west

Poll