
Ish-banorja e Big Brother VIP, Egli Tako gjatë një interviste në podkastin me Grida Dumën foli për jetën e saj private ndërsa ndau edhe këndvështrimin e saj për marrëdhëniet në ditët e sotme.
Sipas saj, njerëzit po humbasin aftësinë për të dashur dikë me përkushtim.
“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha, jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli.
Ndërsa u ndal tek materializmi, këngëtarja u shpreh se shumë djem po përpiqen që t’u bëjnë përshtypje vajzave nëpërmjet luksit në vend që të ndërtojnë raport të sinqertë me to.
Sa i përket jetës sentimentale, Egli pranoi se ndonjëherë i mungon të ketë një partner pranë, veçanërisht gjatë fundjavave, por theksoi se nuk është e gatshme të pranojë një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur. Versus.al

