Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për një pjesë prej të pandehurve në dosjen e ish-presidentit Ilir Meta.
Konkretisht për nënan e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin, e cila akuzohet për pastrim parash, SPAK ka kërkuar dënimin me 7.6 vite burg dhe përfundimisht t'i konvertohet në shërbim prove. Gjithashtu ka kërkuar konfiskimin e vilës së saj.
Për Ema Çokun që akuzohet gjithashtu për pastrim parash ka kërkuar dënimin me 7 vite burg dhe konvertimin në shërbim prove për 5 vite.
Ndërsa për Pirro Xhixhon i cili është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, prokurorët kërkuan dënim me 4.6 vite burg dhe dënimi t'i konvertohet në shërbim prove.
Tre të pandehurit kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa për ish-bashkëshortët, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, procesi gjyqësor po zhvillohet me procedurë të zakonshme. Versus.al

