AKTUALITET /

Sherr masiv tek Syri i Kaltër, klienti dhunon brutalisht punonjësin e biçikletave elektrike

Pas ngjarjes, policia ndërhyri dhe arrestoi autorin 43 vjeçar me banim në Kamëz.

Shkruar nga Versus

Sherr masiv tek Syri i Kaltër, klienti dhunon brutalisht punonjësin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme tek Syri i Kaltër në Sarandë ku disa persona kanë dhunuar brutalisht një person i cili kishte detyrën e dhënies me qira të biçikletave elektrike.

Dyshohet se konflikti ka nisur pasi qytetari kishte humbur kartën e biçikletës dhe në vend që të gjendej një mënyrë tjetër, A.H., 43 vjeç, banues në Kamëz, goditi me sende të forta administratorin e subjektit, A. L., 27 vjeç, i cili pësoi fraktura të rënda. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në sherr u përfshinë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç. Fillimisht autori dhe të afërmit e tij u larguan nga vendngjarja, por u arrestua pas ndërhyrjes së policisë. Versus.al

Poll