AKTUALITET /

Eleminimi i agjentit imobilar, autori ishte vr*sës me pagesë! Dyshohet për konflikte pronash

Shkruar nga Versus
Eleminimi i agjentit imobilar, autori ishte vr*sës me pagesë! Dyshohet
I ndjeri, Edmond Sula

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në fshatin Bërxullë të Vorës ku u ekzekutua me një plumb në kokë, Edmond alias Ali Sula, i cili punonte si agjent imobilar.

Pamjet tregojnë autorin teksa largohet në këmbë nga vendi ku ishte pozicionuar për ekzekutimin e Sulës të cilin e qëlloi me një plumb teksa po hynte në portën e banesës së tij.

Dyshohet se autori ka qenë vrasës me pagesë. Ndërsa 50 vjeçari Edmond Sula, rezulton të ketë patur precedentë penalë të mëparshëm për rrahje e grabitje. Familjarët e tij mohojnë të kenë patur dijeni mbi ndonjë konflikt të të ndjerit, por policia po heton edhe për mundësinë e konflikteve lidhur me pronat. Versus.al

Poll