AKTUALITET /

110 litra verë e padeklaruar në portin e Durrësit, shoferi gjobitet me trefishin e detyrimit të doganës

Shkruar nga Versus

110 litra verë e padeklaruar në portin e Durrësit, shoferi

Administrata Doganore ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara gjatë kontrollit të një autobusi në Portin e Durrësit.

Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit. Më pas, gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga strukturat e Antikontrabandës dhe Dega Doganore Durrës, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës.

Në zbatim të legjislacionit doganor në fuqi, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor. Malli është sekuestruar dhe magazinuar, ndërsa mjeti mbahet në pritje të përllogaritjes së detyrimeve përkatëse dhe përfundimit të procedurave administrative. Versus.al

Poll