
Berat- Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Orizaj pasi një 15 vjeçar humbi jetën teksa hyri për t’u larë në lumin Osum.
I ndjeri, Fatjon Sadushi ishte duke ndihmuar të atin për të punuar arën dhe më pas u fut në ujë për t’u larë, por fatkeqësisht humbi jetën. I ati u fut në lumë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht e nxorri në breg pa shenja jete. Sot të miturit iu dha lamtumira e fundit nga të afërmit dhe shokët e shkollës.
Banorët e fshatit shprehen se në atë zonë lumi ka krijuar gropa të rrezikshme për shkak të pritave të ndërtuara për mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet. Rastin e bën edhe me të rëndë fakti se Fatjoni ishte djalë i vetëm i familjes.
“Ishte djalë i vetëm, babai fillimisht nuk e kishte lënë të hynte, por ai kishte këmbëngulur. Lumi nuk kishte shumë ujë, por aty ka gropa. Janë gabim që i kanë bërë prita në ato mënyrë. Moshatarët thonë që nuk dinte not”, u shprehën banorët mes të tjerash. Versus.al

