AKTUALITET /

Aksident pranë kryeministrisë, motori përplaset me makinën! Një i plagosur

Shkruar nga Versus

Aksident pranë kryeministrisë, motori përplaset me makinën!

Tiranë- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë kryeministrisë.

Siç shihet edhe nga pamjet, një motor është përplasur me një automjet të tipit “Wolkswagen”. Për pasojë dyshohet të ketë mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.



Ambulanca mbërriti në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit që po transportohet për në spital. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shmangien e trafikut. Versus.al

Poll