MAGAZINË /

Edlira Çepani prek me postimin për Gerti Bogdanin: Rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti

Me një mesazh të postuar në kanalet e saj të komunikimit, Çepani kujton bashkëshortin e saj me fjalë prekëse

Shkruar nga Versus
Edlira Çepani prek me postimin për Gerti Bogdanin: Rrallë
Gerti Bogdani dhe bashkëshortja e tij Edlira Çepani

Aktivistja e njohur, Edlira Çepani ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj Gerti Bogdani. Me një mesazh të postuar në kanalet e saj të komunikimit, Çepani kujton bashkëshortin e saj me fjalë prekëse:

Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t'u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!

Politikani i njohur, ish-deputeti i Partisë Demokrati, Gerti Bogdani ndërroi jetë krejt papritur në moshën 44 vjeçare më 18 shtator për shkak të një arresti kardiak.

Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën të shpëtonin jetën e tij./Versus.al

Poll