MAGAZINË /

Elton Ilirjani jep lajmin: Ja kur del Parashqevia nga spitali. Thumbon biznesmenët shqiptarë: Nuk na keni ndihmuar

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku do të dale të mërkurën nga Spitali Psikiatrik në “New York” dhe do të strehohet në banesën e saj të re.

Shkruar nga Versus

Elton Ilirjani jep lajmin: Ja kur del Parashqevia nga spitali. Thumbon

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku do të dale të mërkurën nga Spitali Psikiatrik në “New York” dhe do të strehohet në banesën e saj të re.

Lajmin e ka shpërndarë Elton Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: "Flutura del të mërkurën nga spitali".

Më pas, biznesmeni ka ndarë disa video ku sqaron se çfarë do të ndodhë me Parashqevinë pas daljes nga spitali.

"Ditën e mërkurë, Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do të t’i rikthehet jetës normale në New York, bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Rrugëtimi i saj do të rinisë, edhe pse nuk është e thjeshtë. Do të shkoj ta takoj, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Tani që ajo do të dalë, fillon puna e vërtetë, por ne duhet të jemi aty për ta ndihmuar. Ka qenë një muaj interesant, me shumë dhimbje, shpresë, frikëra të ndryshme, por që po ia dalë," tregoi biznesmeni.

Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pësuar pas takimit me djalin e saj, Luke.

Por Ilirjani nuk ka nguruar të thumbojë as biznesmenët shqiptarë, duke u shprehur se ata janë ofruar për të ndihmuar po nuk e kanë bërë realisht. 

Mbetet të shihet nëse nga ana e këtyre të fundit do të ketë një reagim. /Versus.al/

 

Poll